• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimi është në shesh, pse hedhin lule në Bunë?

by Frrok Çupi
08/05/2024 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Gruaja, një mesogrua, u veçua nga turma, mori fëmijën rrëmbimthi dhe u ndal prapa njërës pemë aty. Dukej vetëm hija e lëvizjes së duarve nga çanta e saj në një çantë të dytë për fëmijën. Ngjarja ndodhi sot nga mesdita. Vendi aty rrotull nuk kishte asnjë pikë ujë, e jomë lumi Buna; ishte para selisë së Bashkisë së Tiranës.

Pas pak fëmija me çantë ‘me domate për familjen’ u afrua te një deputet, i dha diçka të rëndë dhe u nis prapë për te shkurrja dekorative. Deputeti e hodhi molotovin në drejtim të policëve ku njëri prej tyre mbeti pa frymë; dhe e kru punën.

Pastaj radha tjetër: Nga shkurret e nënave, te fëmijët dhe më në fund te politikanët që hedhin bomba e vrasin policë. Janë të njëjtët që kanë vrarë qysh prej fillimit.

Linja e furnizimit të vdekjes u kualifikua sot nga Policia, gjatë revolucionit të dy partive të zhytura në krime prej tre dekadash: Rithemelim dhe Liri. Mjetet e luftës për vdekjen e tjetrit i mbartin gratë nëpër sytjena ku u jepet gji fëmijëve, ua ngarkojnë bombat fëmijëve nëpër çanta, i shtyjnë fëmijët drejt zjarrit dhe drejt kriminelit, dhe ky i fundit bën ‘shtytjen e viktimës’.

Sa shumë fëmijë e nëna mbyten në këtë ‘revolucion’ nuk do të mund imagjinoheshin as në Danub e në Dnjepër. Nënat që mbartin armën e krimit për vete e shkatërrojnë shpirtin dhe ‘qumështin’; fëmijët që bëjnë krimin e parë nuk do të mund dalin kurrë mbi sipërfaqe; dhe politikanët që do të përhapen arave për të helmuar popullin ku i përkasin.

Të gjithë në krim.

Po lulet ku janë këtu?

… Natën e 28 Marsit 1997, në një kthinë të vogël si dhomë hoteli në Skelë të Vlorës, një ekran i vogël televizori nuk më kishte lënë të flija deri pas mesnate, me siguri me ndjesinë se një lajm i kobshëm pritej. Një anije shqiptare e nisur atë mbasdite për në Brindizi, u mbyt në thellësinë 823 metra. Në bordin e saj ndodheshin 145 njerëz që tentonin t’i iknin luftës me armë që qeveria kishte nisur kundër popullit. 81 prej tyre humbën jetën, 23 nuk u gjetën kurrë më. Shumica ishin fëmijë dhe nëna.

Gjithë vitet, qysh ato ditë kur qeveria sulmonte me armë popullin e vet, asnjëherë nuk pushuan lulet në portin e Vlorës. Sidomos nënat e mbetura në breg të veshura në të zeza.

Por po kështu, asnjëherë shteti që bëri krimin, nuk i ndaloi kurrë lulet në det. Çfarë ndodh kështu?

Tragjedia e Shkodrës, ku një nënë u hodh në Bunë bashkë me tre fëmijët e saj të mitur, shton vetëm një dhimbje të madhe në shpirtin njerëzor; por nuk sjell gjë të re në hartën e krimit. Që nga viti 1993  është plotësuar gjithë skena e krimit kundër njeriut: Është sulmuar nga uji, nga toka dhe nga ajri. Nuk ka pushtet më mizor në botë se pushteti i mbetjeve të Rithemelimit. Në mars 1997, dy pilotë,  Ardian Elezi dhe Agron Dajçi u urdhëruan nga presidenti Berisha që të ngriheshin në qiell të armatosur dhe të sulmonin popullin e Vlorës në urën e Mifolit. Asnjëri nga pilotët nuk e zbatoi urdhrin; u arratisën qiejve, por nuk bombarduan. Mifoli mbeti simboli i mizorisë së asaj qeverie. Qëllimi i sulmit ishte të këputeshin lidhjet, të shembeshin urat, të mbytej kush të ishte, të vriteshin ata që ndodheshin në tokë dhe të mos mbetej dëshmi në qiell.

Gjithë harta e krimit është plotësuar që atëherë: Qiell, tokë, ujë!.

Janë vrarë mbi 3000 vetë, më shumë se sa në Kullat Binjake të Nju Jorkut. Nëna dhe fëmijë kanë mbetur duke kërkuar varret e vëllezërve dhe fëmijëve në Gërdec, në Bulevard dhe në Kune. Deri te sheshi në mes të Tiranës ku nëna furnizon me armë fëmijën, fëmija furnizon politikanin dhe politikani u kthehet nënës e fëmijës.

Mes gjithë asaj barbarie, gjëja e përbashkët mbeten lulet. Sikur kaq shumë lule të ishin mbledhur në ‘Rrugën e shpresës’, Sali Berisha, më i përgjakshmi i  vendit do të mund të zbriste lehtësisht për te militantët, pa shkallë. Të tjerat nuk kanë lidhje imagjinare. Vjedhja dhe dhuna mbi njeriun e ka helmuar tokën dhe ajrin; ky model e ky frymëzim e çon edhe sot njeriun për në tragjedi.

Next Post
“Trafikimi i lëndëve narkotike”, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e të dënuarit në Shqipëri dhe Itali

“Trafikimi i lëndëve narkotike”, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e të dënuarit në Shqipëri dhe Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ E rëndë në Itali, e zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur…

EMRI/ E rëndë në Itali, e zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur…

November 4, 2026
Dhunuan punonjësin dhe grabitën me dhunë karburantin në Klos, arrestohen një ditë pas krimit 2 shokët! Njëri prej tyre…

Dhunuan punonjësin dhe grabitën me dhunë karburantin në Klos, arrestohen një ditë pas krimit 2 shokët! Njëri prej tyre…

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë pagesat digjitale! Sejko: Synimi është reduktimi i parasë cash

Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë pagesat digjitale! Sejko: Synimi është reduktimi i parasë cash

November 4, 2026
30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

November 4, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

November 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In