• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimet që tronditën Greqinë, tre vrasësit më gjakftohtë që kërkuan “drejtësi” për viktimat e tyre e “ndëshkim” të autorëve

by Java News
18/06/2021 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E gjithë Greqia po ndjek e shokuar zhvillimet ne lidhje me rastin e vrasjes së 20-vjeçares Caroline, më 11 Maj në Glyka Nera, pasi piloti 32-vjeçar pranoi se është ai autori i ngjarjes së rëndë.

Për 37 ditë me radhë, ai u soll me gjakftohtësi duke rrëfyer një skenë të trilluar me grabitës barbar dhe më pas nxitoi të ngushëllonte prindërit e bashkëshortes të cilës ia mori jetën me duart e tij.

Disa minuta pasi të transferohej me helikopter nga zona ku mbahej ceremonia përkujtimore për 20-vjeçaren ai përqafoi nënën e saj.

Mënyra si u hoq ai në publik, deklaratat, mesazhet në rrjetet sociale në lidhje me krimin ku shfaqej si një burrë i shkatërruar, kanë sjellë në vëmendje krimet monstruoze të ndodhura në Greqi ndër vite, duke mos qene i vetmi.

Çështja Douri

Në dhjetor të vitit 1993, opinioni publik grek u shokua nga krimi i kryer në Ermioni. Një djalë 6-vjeçar u gjet i vrarë dhe i abuzuar seksualisht. Familjarët e tij u shfaqën në media zemërthyer për tragjedinë që kishte ndodhur.

Pas një kohe të shkurtër, faktet u përmbysën. I ati i 6-vjeçarit Manolis Douris  dha deklarata kontradiktore në polici duke treguar se si e kishte gjetur ai kufomën e djalit të tij.

Gjatë marrjes në pyetje ai u përpoq të justifikohej por shumë shpejt e vërteta u zbulua dhe rezultoi se autori kishte qenë vetë ai. Shoqëria greke reagoi ashpër asokohe duke kërkuar ndëshkim shembullor. Ai u burgos dhe disa vite më vonë u gjet i varur në qeli.

Që nga momenti i arrestimit ai ishte përballur me sulme nga të burgosurit e tjerë. Si rezultat ai ndryshoi katër burgje. Me 24 shkurt 1996 ai u gjet i varur me kabllo në qelinë e tij.

Masakra e Agrinios

Ishte nëntor 2006 kur u zbulua një krim i pesëfishtë që e kishte tronditur përsëri Greqinë. Pesë persona të moshës 33, 23, 21, 17 dhe 32 të cilët kishin shkuar për gjueti në zonën e Agrinio, u vranë me gjakftohtësi . Masakra u bë çështja kryesore në të gjitha mediat ndërsa familjet që mbanin zi dhe komuniteti i trazuar lokal, kërkonin drejtësi.

Midis atyre që nxituan për të parë vendin e tragjedisë nga afër, ishte një fermer, pronari i tokës ku u gjetën viktimat,  i cili madje kërkoi dënimin shembullor të autorëve. Ai kishte deklaruar se vrasësit duhej të dënoheshin me vdekje.

Pas një hetimi policor, ai u arrestua si i dyshuar dhe më vonë pranoi krimin. Djali i tij kishte qenë me të në momentin kur ishin njoftuar se disa gjuetarë kishin hyrë në kullotën e tyre. Fermeri tha se djali nuk kishte gisht, por hetimet e nxorën atë bashkëpunëtor në krim. Gjykata i dënoi babë e bir me 5 dënime të përjetshme./m.j

Next Post
Rama takohet me Reeker dhe Palmer: Mbështetës të palëkundur të reformave në Shqipëri

Ndihmës Sekretari i Shtetit viziton Shqipërinë, axhenda e Reeker: Do takohet me kryeministrin Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Maturantët nisin sfidën akademike, hapen 7 fazat 48 orëshe, këtë vit aplikuan afro 900 maturantë

August 28, 2026
Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

August 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 Gusht 2026

August 28, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

August 28, 2026
Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

August 28, 2026
Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

August 28, 2026
Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

August 28, 2026
Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

August 28, 2026
Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com