• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimet në Kosovë, Veseli: Serbia do të përgjigjet për viktimat

by Java News
06/05/2019 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur sot edhe formalisht procedurat për iniciativën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

Duke folur para përfaqësuesve të shoqatave të pagjeturve, organizatave të dala nga lufta, institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve tjera të pavarura, ai ka thënë se kriminelët serbë ende nuk janë gjykuar për mijëra krime dhe viktima në Kosovë.

“Po flasim për një Gjykatë Ndërkombëtare për krimet e shtetit serb, të paanshme, të domosdoshme. Një Gjykate Ndërkombëtare, e cila do të gjykojë dhe dënojë krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovë. Këto krime qe arrijnë përmasat e gjenocidit. Janë qindra masakra të kryera nga ushtria serbe. Janë dhjetëra-mijëra civilë të vrarë, në mesin e tyre fëmijë e gra. Janë mijëra femra të dhunuara dhe 1 milion shqiptarë të dëbuar nga Kosova, në një përndjekje të ngjashme me Holokaustin e hebrenjve. Ende, 20 vjet pas luftës, për këto masakra dhe krime nuk ka drejtësi. Sepse, Tribunali i Hagës e ka lënë të papërfunduar drejtësinë për masakrat e Serbisë në Kosovë. Po ashtu, drejtësia ndërkombëtare në Kosovë ka dështuar krejtësisht. Për fat të keq, edhe ne vetë, si Kosovë, nuk kemi bërë sa duhet – për sa i përket dokumentimit të të dhënave dhe dëshmitarëve”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se janë dhënë 189 dënime për shqiptarët lidhur me krimet e luftës në Kosovë.

“Deri më tash, për krimet e luftës në Kosovë janë dhënë 189 vjet dënime për shqiptarët, ndërsa vetëm 29 vjet dënime për serbët. Kush ishte agresori këtu? Sikurse vë në dukje Profesor Paul Williams, në dëshminë e tij të para disa ditësh në Kongresin Amerikan, Serbia nuk ka pasur vullnet politik, nuk ka dhënë burimet e duhura dhe mekanizmat e duhur për mbrojtjen e dëshmitarëve për krimet e luftës të kryera nga Serbia”, ka theksuar ai.

Sipas tij, deri në vitin 2018, Serbia për të gjitha krimet e kryera në Bosnje, Kroaci e Kosovë ka marrë vetëm 44 vendime, e ka dënuar vetëm 74 kriminelë, ndërkohë që sipas tij vetëm disa prej këtyre vendimeve kanë të bëjnë me Kosovën.

Ai po ashtu theksoi se Gjykata Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë do të ngritet, jo mbi urrejtje, pretendime, por mbi ngjarje (krime, masakra), njerëz dhe dëshmi reale.

“Mesazhi ynë është i qartë: Kosova po kërkon drejtësi për njerëzit e saj të vrarë, të masakruar e të dhunuar. Nuk pranon heshtje, as mohim. Dhe kjo drejtësi do të ndodhë. Serbia do të përgjigjet për këto viktima. Mesazhi ynë për kriminelët, mohuesit e krimeve, qyqarët, që sot enden të lirë nëpër Serbi, po ashtu është i drejtpërdrejtë: Do t’ju zëmë të gjithëve dhe do t’ju vëmë në pranga. Keni kryer krime, sepse jeni qyqarë. Keni pasur frikë të përballeni me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e keni sulmuar popullatën civile. Do të na keni prapa, edhe në gjumë”, ka thënë Veseli.

g.kosovari

Next Post
Balla në Vjenë: PSD mbështetës të fuqishëm të Shqipërisë në PE

Balla në Vjenë: PSD mbështetës të fuqishëm të Shqipërisë në PE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In