• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimet kibernetike nuk kursejnë as bankat e nivelit të dytë, Policia në gjashtë muaj regjistroi 250 raste

by A R
07/08/2026 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, Policia e Tiranës ka regjistruar 250 raste të krimeve kibernetike, ku janë konstatuar 456 vepra penale të kryera.

“Kemi një rritje prej 17.2% të evidentimit të veprave penale. Ka pasur raste kallëzimesh nga administratorë të autorizuar të subjekteve, si edhe kallëzime të paraqitura nëpërmjet rrugës shkresore. Gjithashtu, kemi konstatuar herë pas here raste kur qytetarë të ndryshëm kanë deklaruar se kanë marrë mesazhe që pretendohet se janë dërguar nga bankat e nivelit të dytë, ndërkohë që këto banka kanë konfirmuar se nuk kanë dërguar mesazhe të tilla”, u shpreh Anteo Memetaj.

Anteo Memetaj, Shef i Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike në policinë e kryeqytetit thotë për Radio Televizionin Shqiptar se, platformat ku këto krime kryhen më së shumti janë TikTok e Instagram ndërsa të rinjtë mbajnë peshën më të madhe të rasteve.

“Patjetër që ka një numër pak më të ndjeshëm të rinisë shqiptare, duke qenë se ata janë dhe personat pak më shumë aktiv nëpër platforma të ndryshme të rrjeteve sociale”, tha ai.

Shumica e autorëve që kryejnë këto krime, nuk e dinë që po konsumojnë një vepër penale.

“Shpesh herë thonë që nuk kemi dijeni për legjislacionin dhe nuk e dija që po konsumoja një vepër penale. Fakt ky që nuk i përjashton përgjegjësia penale”, theksoi Memetaj.

Memetaj ka një apel për të gjithë qytetarët dhe bizneset.

“Çfarë bëjnë njerëzit? Tentojnë t’i zgjidhin me mekanizmat e tyre, jo profesional, me dy të njohur. Po jo po kam frikë, po jo po si ta them? Duhet të gjejnë guximin dhe të vijnë të paraqiten, të na vendosin dispozicion në kohë reale gjithë informacionit që ata kanë”.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë të ditur se, mesatarisht 56 tentativa për sulme kibernetike janë regjistruar çdo minutë ndaj infrastrukturave të informacionit në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Nga janari deri në qershor janë regjistruar gjithsej rreth 15 milionë tentativa për sulme ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar.

Më shumë se gjysma e tyre, 54%, kanë pasur në shënjestër infrastrukturat e rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% janë drejtuar ndaj infrastrukturave kritike.

Tentativat kanë synuar sektorë kyç të vendit, si sistemi financiar, administrata publike, infrastruktura digjitale, sektori energjetik dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm.

Next Post
Charlize Theron mahnit në Seul me një pamje të errët dhe provokuese gjatë promovimit të filmit “The Odyssey

Charlize Theron mahnit në Seul me një pamje të errët dhe provokuese gjatë promovimit të filmit The Odyssey

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com