• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimet elektorale, OSBE trajnon prokurorët: Prioritet blerja e votës dhe intimidimi i zgjedhësve

by A R
10/04/2025 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një tryeze për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore, organizuar nga OSBE dhe Prokuroria e Përgjithshme, ambasadori i prezencës së OBSE, Michel Tarran theksoi se fenomene si shitblerja e votës apo keqpërdorimi i administratës e deri tek frikësimi i votuesve vijojnë të jenë element shqetësues të cilët institucionet përkatëse hetuese duhet ti kenë në vëmendje në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Raportet e ODHIR-it te zgjedhjet 2021, dhe 2023 tregojnë se në veçanti fenomene si shitblerja e  votës, frikësimi i votuese apo keqpërdorimi i administratës vijojnë të jenë shumë shqetësuese. Vlerësoj bashkëpunimin e SPAK, KQZ dhe policisë e Prokurorisë së Përgjithshme janë gur themeli për të parandaluar krimin zgjedhor.”

Në krah të ambasadorit, ishte Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela sipas të cilit të gjitha institucionet përgjegjëse për hetimin e krimit zgjedhor kanë kapacitet e duhura dhe angazhimin maksimal ndërinstitucional për të arritur rezultate në parandalimin dhe marrjen e masave për krimet zgjedhore.

“Shkëmbimi i eksperiencave, diskutimi për prioritetet në hetimin e krimeve zgjedhore, por dhe njohja e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore me fenomenet për parregullsitë që vihen re gjatë procesit zgjedhor, vlerësimin e tyre në një pjesë të rasteve si shkelje të ligjit që përbën vepër penale, do të jetë risi jo vetëm në ndërgjegjësimin e prokurorëve dhe oficerëve të policisë për atë që ndodh gjatë procesit zgjedhor por do t’i bëjë ata edhe më të ndjeshëm për të kuptuar rëndësinë e rolit tonë gjatë këtij procesi, kemi bashkëpunim institucional me KQZ i kemi dhe në zyra nëpër prokuroritë e rretheve qe bashkëpunimi të jetë i shpejtë.”

Policia ka konstatuar në terren shkelje të ligjit nga partitë politike pohoi zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë Sokol Bizhga, teksa theksoi se askush nuk do ti shpëtojë procedimit nga uniformat blu.

“Jemi duke ndjekur me vëmendje aktorët politik apo njerëz të tjerë duhet të jenë më të kujdesshëm në respektimin e ligjit pasi policia ka evidentuar disa raste jo të rënda në shkelje të ligjit por i kemi evidentuar. Ne nuk do hezitojmë të procedojmë gjithkënd, por edhe aktorët politik të jenë më të kujdesshëm me mbështetësit e tyre në terren. Kemi polici të certifikuar, kemi më shumë cilësi.”

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u kujdes të theksonte se bashkëpunimi mes prokurorisë së përgjithshme, SPAK dhe KQZ nuk është fasade.

“E kuptoj që për dikë ka spektizicizëm. Dikush e ka cilësuar si shfaqje apo show te institucionet për pak opinion publik, por nuk është. Kështu ditët dhe javët në vijim do të shihni se sa serioz është ky bashkëpunim.”

Mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK është nënshkruar edhe një protokoll i Koordinimit dhe Bashkëpunimit për hetimin e Krimeve Zgjedhore.

Next Post
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

INTERVISTA / Zef Mazi: Nga Ukraina në Levant, pse një shkëndijë mund të ndezë globin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

December 21, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In