• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Krimet e tij rrëqethin”, Çupi: Berisha, figura më përçarëse në historinë politike të Shqipërisë

by B K
14/07/2025 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin Tirana Live në ABC News, ka bërë deklarata të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e cilësoi si një nga figurat më të rrezikshme dhe përçarëse në historinë politike të vendit.

Çupi u shpreh se nga Berisha mund të pritet gjithçka e keqe, pasi ai e sheh veten në fundin e rrugës politike dhe përpiqet të tërheqë pas vetes sa më shumë, përfshirë edhe vetë vendin.

Sipas tij, Berisha është një figurë që nuk di të ndalet dhe urren gjithçka që nuk e kontrollon, duke përhapur konflikt dhe përçarje që në fillesat e karrierës së tij. Çupi theksoi se ndonëse Shqipëria i ka bërë shumë favore, ai nuk ka ditur kurrë t’i vlerësojë ato dhe ka reaguar me dhunë e urrejtje, madje edhe ndaj njerëzve të tij.

Çupi kritikoi ashpër edhe mangësitë në legjislacionin shqiptar, që sipas tij kanë lejuar që Berisha të mos përballet me drejtësinë për veprimet e tij. Sipas analistit, veprime të fundit të Berishës, si ngjarja në Theth, janë dëshmi e qëndrimit të tij të pandryshuar ndaj Shqipërisë dhe dëshirës për të destabilizuar vendin.

“Nga Sali Berisha pret gjithçka të keqe dhe të dëmshme. Berisha e shikon veten në fund të botës dhe kërkon që të tërheqë sa më shumë afër vetes, qoftë edhe vendin. Vendi i ka bërë ndere të mëdha, por një personi që nuk di ta vlerësojë. Berisha nëse nuk pushon diçka e urren. E gjithë historia është kështu që nga njerëzit e vet, që nga Tropoja. Nisi pushimin dhe vrau 200 të rinj dhe të reja, që janë tropojanë të gjithë. Berisha është i vetmi nga udhëheqësi shqiptarë, që ndahet për përçarjen e vendit nga udhëheqësit e vet. Në këtë rast bie në sy mungesa e legjislacionit shqiptar. Është një dobësi e ligjit që e ka mbajtur këtë njeri të tillë. Berisha është njeriu më i urryer dhe i neveritur i këtij vendi, e çfarë nuk i ka bërë këtij vendi. Përveç atyre që janë të denoncuara zyrtarisht, ka shumë denoncime. Berisha i ka marrë veriorët si mish për top, për të sulmuar jugun. Aktet e Sali Berishës rrëqethin, e do vendin të shkatërruar nga konfliktet e të tjera. Ai nuk e njeh Shqipërinë dhe nuk e do kështu. Ai “teatri” që ndodhi në Theth, ishte lëkura e Berishës”, tha analisti Frrok Çupi.

Next Post
Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha urdhëron PD-në të zbresë përsëri në shesh dhe thërret tjetër protestë kombëtare të shtunën!

October 27, 2026
Përplasje e qëllimshme në Gjermani, policia qëllon ndaj BMW-së

Përplasje e qëllimshme në Gjermani, policia qëllon ndaj BMW-së

October 27, 2026
“Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n!

“Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n!

October 27, 2026
pellumb karameta

Gënjejmë se na intereson!

October 27, 2026
“Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh!

“Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh!

October 27, 2026
“Protesta tkurri turizmin”- Dhoma e Tregtisë Gjirokastër: Kemi shumë anulime rezervimesh! (VIDEO)

“Protesta tkurri turizmin”- Dhoma e Tregtisë Gjirokastër: Kemi shumë anulime rezervimesh! (VIDEO)

October 27, 2026
Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Izraelit, pjesëmarrja mbi 66% dhe në nivel rekord!

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Izraelit, pjesëmarrja mbi 66% dhe në nivel rekord!

October 27, 2026
VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

October 27, 2026
Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Kaosi dhe trazirat, Franca shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale gjatë protestave!

October 27, 2026
Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In