• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimet e Rënda zbarkojnë në Elbasan, në hetim bandat dhe ngjarjet kriminale

by Java News
29/09/2017 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 ditë pas ngjarjes së Elbasanit, gjatë së cilës një postbllok policie nuk arriti të ndalojë një person të dyshimtë, kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj  urdhëron grumbullimin e të gjitha dosjeve të pezulluara mbi  ngjarje kriminale në këtë qytet, të cilat do të hetohen në Tiranë.

Burime të Top Channel thonë se ky vendim vjen pas ndihmës që ka kërkuar policia lokale, e cila këmbëngul që dosja e Elbasanit të qëndrojë tek Krimet e Rënda duke shmangur Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, pasi sipas policisë bëhet fjalë për grupe kriminale që kanë veprimtari edhe në fushën e narkotrafikut dhe të gjobëvënies.

Mes dosjeve të pezulluara që do të merren në dorë nga Krimet e Rënda janë edhe dy ngjarje plagosjesh dhe një dosje droge që ka qenë nën përgjim dhe është pezulluar.

Burimet shpjegojnë se për të hetuar mbi Elbasanin grupit të dy prokurorëve që po hetojnë ngjarjen e 18 shtatorit do t’i bashkangjiten edhe prokurorë të tjerë të Krimeve të Rënda, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë.

Ndërkohë, tre të arrestuarit e vetëm për të cilët pretendohet se janë të bashkëlidhur me incidentin tek tregu agro-ushqimor në Elbasan i janë drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesën për të konsideruar të paligjshëm arrestimin e tyre, pasi siç pretendojnë nuk janë kapur në kushtet e flagrancës.

Më herët Shkalla e Parë për Krimet e Rënda vendosi arrest shtëpiak për Klemend Xhaferrin arrestuar në mjetin Range Rover.

Për dy të tjerët, Ledio Zabelin, që ishte pasagjer në mjet dhe rojen e tregutm Valmir Dedja gjykata ka vendosur arrest me burg.

Zabeli akuzohet për posedimin e 9 gramëve hashash, ndërsa Dedja për kundërshtim të policisë, pasi siç thuhet ai kundërshtoi të hapë portën ku hyri mjeti Audi është larguar pasi goditi makinën e policisë.

Ky pretendim i policisë po verifikohet përderisa video e sekuestruar shfaq policinë për disa çaste duke qëndruar para portës, e cila ishte e hapur.

ma.me

Next Post
Mungesa e reshjeve ul nivelin në HEC-e

Reshjet përmirësuan situatën hidrike, ulen shpenzimet për energjinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikohen pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar i drogës me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

Publikohen pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar i drogës me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

March 19, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit

March 19, 2026
Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In