• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimet e Rënda: Të konfiskohen 3.2 milionë USD & 450 mijë eurot e Kastriot Ismailajt

by A R
08/04/2016 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimet e Rënda kërkojnë konfiskimin e llogarive bankare të Kastriot Ismailaj, ish administratorit të DIA-s.

Më konkretisht, organi i akuzës kërkon konfiskimin e llogarisë bankare me vlerë 3.2 milionë dollarë dhe rreth 450 mijë euro, pas hetimit pasuror që u krye në kuadër të ligjit ”Antimafia”.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin mbi bazën e informacioneve të dërguara nga instuticionet ligjzbatuese dhe akteve të një hetimi të mëparshëm të Prokurorisë së Tiranës. Në bazë të informacionit, kanë rezultuar dyshime se, nëpërmjet shoqërive të krijuara dhe administruara nga Kastriot Ismailaj, jan? kryer transaksione financiare pa logjikë ekonomike, me burime t? ardhurash t? dyshuara nga aktivitete te paligjshme kriminale.

Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij proçedimi penal, ka rezultuar se Ismailaj ?sht? ortak apo administrator i disa shoq?rive tregtare t? regjistruara n? Shqip?ri, t? cilat p?rgjith?sisht nuk kan? aktivitet tregtar.

HETIMI I PROKURORISË SË KRIMEVE TË RËNDA
Sipas materialit hetimor, disa nga shoqëritë e të pandehurit janë “Adriatic Development Corporation Ltd”, Shoqëria AIC (Albania Investment Corporation) shpk.; ”Asset”, shpk; Debt International, Advisory – Dega në Shqipëri”; dhe “Vl Marketing Distribution”.

I pandehuri Kastriot Ismailaj është Ortak i Vetëm Themelues i Shoq?risë “Adriatic Development Corporation Ltd., me vendim të Gjykatës Tiranë dt. 28.12.2006. Shoqëria ka si me Objekt “Këshillimi, dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimin e mineraleve, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike”. Kjo shoqëri ?sht? fiktive sepse nuk ka zhvilluar aktivitet ekonomik, por n? llogarit? e k?saj shoq?rie jan? kryer transakione financiare q? shkojn? n? miljona Euro.

Nga verifikimi i dokumentacionit, nuk rezulton se ekzistojnë dokumenta mbështetëse që justifikojne transfertat e bëra, hyrëse apo dalëse, nga shoqëria “Adriatik Development Corporation” Ltd., si kontrata, fatura, marrëveshje, etj.

Gjatë periudhës 2006-2015 janë bërë transferta hyrëse nga jashtë në shoqërinë “Adriatic Development Corporation” në vlerën 9,852,839.86 USD dhe 800,000 euro. Nga hetimi ka rezultuar se nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e arkëtuara. Gjatë periudhës 2006-2015, për të gjitha transfertat dalëse nga shoqeria Adriatic Development Corporation në drejtim të individëve dhe shoqërive të ndryshme nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e paguara. Si dërgues parash, rezulton, ndër të tjera, edhe një kompani me qendër në Zvicër. Paratë e përfituara nga dërguesi i mësipërm në emër të Shoqërisë “Adriatic Development Corporation” Ltd, janë transferuar më pas jashtë vendit. Transferimi është bërë duke e copëzuar shumën në pjesë të ndryshme , ku si përfitues janë kompani dhe shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Përshkrimet në transfertat dalese jane trajtuar si pagesa per studime fizibileteti ne projekte minierash, per sherbime ligjore, per shpenzime zyra, per konsulence, por nuk rezulton të jetë depozituar ndonjë dokument justifikues dhe në mënyrë të veçantë kontrata apo marrëveshje, të cilat lidhin shoqërinë “Adriatic Development Corporation” Ltd me shoqëritë dhe personat në emër të të cilëve transferohen paratë.
Rezulton gjithashtu se, megjithë transferat e shumta dhe në vlera monetare të konsiderueshme, shoqëria nuk ka kryer deklarimet përkatëse në tatime, duke provuar se ato kanë qenë fiktive.

Shumat, për të cilat Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin, aktualisht janë të sekuestruara fillimisht nga Prokuroria e Tiranës dhe më tej edhe nga Prokuroria për Krime të Rënda. Në momentin e sekuestrimit preventiv të kërkuar nga Prokuroria e Tiranës, gjendja e llogarive bankare në emër të të pandehurit Kastriot Ismailaj është sasia e parave që tashmë kërkohet të konfiskohet.

/ Top Channel

Next Post

Irakianët në Fallujah ushqehen me bar e miell të dalë afati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In