• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimet e Rënda lanë të lirë në 2016 vrasësin Konjari, indinjimi i Ambasadës franceze në Tiranë

by Java News
30/01/2018 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Devi Kasmit në Tiranë, ka rikthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm historitë e vjetra të përplasjeve të grupeve kriminale, por edhe se si drejtësia ka amnistuar dhe liruar kriminelë nga më të rrezikshimit në Europë.

Një rast i tillë është ai Domart Konjarit, që është shpallur në kërkim nga ana e policisë, si i dyshuari kryesor për vrasjen e Kasmit. I dënuar me dhjetë vite burg në Francë për trafik ndërkombëtar droge, Konjari u lirua nga gjykata në Shqipëri dy vite më parë, për shkaqe procedurale. Një metodë kjo që ndiqet shpesh nga gjykatat shqiptare, për të liruar kriminelët.

Konjari u dënua në mungesë në Francë. Autoritetet thanë se ai drejtonte një bandë mafioze të frikshme. Pak kohë më parë u raportua se grupit të tij i ishte kapur një ton kokainë në Holandë. Historia e bandës së tij është si në filma. Sipas një hetuesi holandez, ata bënin një jetë luksoze në Majemi.

Pas kontrolleve, atyre iu zbulua aq shumë armatim, sa mund të bënin një luftë. Lirimi i tij dy vite më parë, solli dhe reagimin e ashpër të Ambasadës franceze në Tiranë. Kjo e fundit në vitin 2016, iu dërgoi një letër autoriteteve më të larta shtetërore, për lirimin nga gjykata të Domart Konjarit.

Në letër thuhej se Franca ka shpenzuar miliona euro për hetimin e Konjarit, ndërkohë që Shqipëria nuk ka respektuar Konventën Europiane për ndihmë të ndërsjelltë gjyqësore në fushën penale. Në letër ngrihej shqetësimi kryesor për vendimin e Gjykatës së Apelit më 14 mars për heqjen e masës së arrestit me burg për Konjarin.

Ambasadori Bernard Fitosussi e kundërshtoi lirimin e tij, pasi Konjari është i dënuar në Francë për vepra të rënda penale. “Domart Konjari është dënuar në mungesë më 13 nëntor 2015, nga Gjykata e shkallës së parë e Rennes të Francës me 10 vjet burg, nga të cilat nuk mund të bëjë më pak se gjashtë vite burg, me ndalim të përhershëm në territorin francez, dhe me një gjobë prej 2,6 milionë eurosh,” thuhej në letrën e ambasadorit Fitoussi.

Për të provuar këtë, Ambasada franceze theksoi se, pas arrestimit të Konjarit në nëntor të vitit të kaluar, në Shqipëri ka mbërritur një dokument prej 34 faqesh që janë produkt i një hetimi të imtësishëm të autoriteteve franceze që prej vitit 2011.

Ndër akuzat që rëndojnë mbi Konjarin dhe që përmenden në letrën e ambasadorit janë: import, mbajtje, transport, tregtim i drogës, krijim i një grupi kriminal, dhe pastrim parash nga trafiku i drogës.

“Ai është i njohur si drejtues i një rrjeti ndërkombëtar trafiku kokaine, aktiv në më shumë se gjashtë vende, rrjet ku janë të përfshirë dyzetë e pesë persona nga pesë vende të ndryshme, mes të cilëve edhe francezë,” thuhej më tej në letër.

Next Post
Nga këngët në festivale te bekimi i sallonit të basteve, kush është prifti korçar

Nga këngët në festivale te bekimi i sallonit të basteve, kush është prifti korçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In