• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Krimet e Rënda kërkojnë konfiskimin e llogarive të Ismailajt

by
27/09/2015 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimet e Rënda kërkojnë konfiskimin e llogarive të Ismailajt

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka bërë kërkesë gjykatës për konfiskimin e llogarive bankare të Kastriot Ismailajt dhe të nënës së tij, Luftie Ismailaj.

Në referim të ligjit Antimafia, pohojnë prokurorët, ndaj këtyre dy shtetasve ka nisur hetimi pasuror, duke qenë se ndaj 52-vjeçarit po zhvillohen hetime për “mashtrim me pasoja të rënda, në bashkëpunim” dhe “pastrim parash”.

Prokurorët e Krimeve të Rënda deklarojnë se llogaritë bankare të shoqërisë “ADC”, me administrator Kastriot Ismailajn, janë produkt i pastrimit të parave. Për subjektin “ADC”, shtojnë prokurorët, më herët janë sekuestruar e tashmë duhet të konfiskohen për të kaluar në llogari të shtetit, 8 depozita që janë me vlera të konsiderueshme, që të gjitha në valutat euro dhe dollar.

Prokurorët shtojnë më tej se, janë kryer verifikime se cili është burimi i të ardhurave të Ismailajt, ndërkohë që ai nuk ka depozituar asnjë akt apo apo memo, me anë të të cilave të shpjegojë burimin e ligjshëm të të ardhurave, për të justifikuar në këtë mënyrë llogaritë e sekuestruara.

Këto pasuri, thuhet në kërkesë, janë krijuar pas muajit janar të vitit 2010, kohë për të cilën ai është nën hetim për “mashtrim”, për dosjen e CEZ-it, ku sipas Prokurorisë së Tiranës ka dyshime se, duke krijuar shoqëri fiktive me objekt mbledhjen e borxheve, ai ka shkaktuar një dëm ekonomik prej afro 5 milionë eurosh.

Për këtë kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda do të flasë në fillim të javës, ndërkohë që e njëjta gjykatë ka po ashtu nën shqyrtim edhe një dosje tjetër të ngjashme kundër nënës së Ismailajt, në llogaritë e së cilës janë kryer transaksione në vlerat mbi 150 mijë euro./ Top Channel

Next Post

Mësoni se kur është koha më e mirë gjatë ditës për të bërë seks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com