• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për krahun e djathtë të Ilir Kupës

by Lorenc Vangjeli
05/02/2016 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Fatos Sulaj, i akuzuar për “vrasje të punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “krijimi i grupit të strukturuar kriminal” dhe “veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, për një seri ngjarjesh të ndodhura në Mars 2013, fillimisht në burgun e Trikallës në Greqi dhe më pas në disa zona të tjera të Greqisë. Gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar, në bazë të të cilës, të pandehurit I ulet 1/3 e dënimit, në rast se shpallet fajtor. Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon si dënim përfundimtar 25 vjet burgim.

 Shtetasi Fatos Sulaj ka qenë i burgosur në kohën e ngjarjes në burgun e Trikallës dhe, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë arritur të arratisen, me ndihmën e disa personave të armatosur nga jashtë burgut. Gjatë arratisjes, personat, përfshirë edhe Fatos Sulaj, akuzohen se kanë qëlluar me armë në drejtim të efektivëve të policisë së burgut, duke plagosur dy prej tyre.

Pasi ka mundur të arratiset nga burgu, i pandehuri Sulaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë kryer disa grabitje me armë dhe më pas janë larguar në drejtim të Shqipërisë, ku edhe është arrestuar në vitin 2014.

Pas arrestimit, autoritetet greke dërguan materialet në ngarkim të të pandehurit Fatos Sulaj, dhe ndaj tij filloi procesi gjyqësor pranë Gjykatës për Krime të Rënda.

I pandehuri kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata, e cila vlerësoi se çështje mund të zgjidhej me gjendjen në të cilat ishin aktet në ngarkim të të pandehurit. Në përfundon të procesit gjyqësor, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, në bazë të të cilit ulet 1/3 e dënimit Prokuroria kërkon dënimin e tij përfundimtar me 25 vjet burgim.

Sipas veprave penale për të cilat akuzohet, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon në mënyrë të detajuar, si më poshtë:

Deklarimin fajtor te pandehurit Fatos Sulaj, për kryerjen e veprave penale;

– “Pjesëmarrje në Grupin e strukturuar Kriminal” dhe dënimin e tij me 4 ( kater) vjet burgim.

– “Vrasjes  me dashje e kryer ndaj  funksionarit publik, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar Kriminal, mbetur në tentativë ndaj gardianit të burgut Karras Konstatinos, dhe dënimin e të pandehurit me burgim te perjetshem.

– “Vrasje  me dashje e kryer ndaj  funksionarit publik, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar Kriminal, mbetur në tentativë ndaj gardianit të burgut Dhimitros Michail, dhe dënimin e të pandehurit me burgim te perjetshem.

– “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe dënimin e tij me 10 ( dhjete) vjet burgim.

–  “ Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe dënimin me tre vjet burgim.

– “Vjedhje së pasurisë të kryer në bashkëpunim” dhe më shumë se një here, dhe dënimin e tij me 5 ( pese) vjet burgim.

– “Vjedhje me armë, në bashkëpunim dhe denimin e tij me 15 ( pesembedhjete) vjet burgim

Bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm duke e dënuar të pandehurin me burgim te perjetshem.

Ne aplikim te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale uljen e dënimit me një të tretën duke e dënuar të pandehurin me 25  (njezetepese) vjet  burgim.

Next Post

Fotot/ Zhveshja, pasioni i bukuroshes Charlote

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më shumë se 100 zjarrfikës në vendngjarje

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më shumë se 100 zjarrfikës në vendngjarje

July 25, 2026
Drejtori i Mbrojtjes Civile zbret në Kakavijë dhe shpërndahen ushqime për qytetarët

Greva e grekëve prek qarkullimin, të hënën ndërpritet për disa orë lëvizja në Kakavijë

July 25, 2026
VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

July 25, 2026
Sala flet për median gjermane: Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh, reformat kërkojnë fokus

Sala flet për median gjermane: Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh, reformat kërkojnë fokus

July 25, 2026
Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari

Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari

July 25, 2026
Brenda “Boardwalk”, jahti luksoz 450 milionë dollarësh i ambasadorit amerikan në Itali

Brenda “Boardwalk”, jahti luksoz 450 milionë dollarësh i ambasadorit amerikan në Itali

July 25, 2026
Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

July 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Administrata, e keqja më e madhe e PS”, Leka: Rama do bëjë ndryshime në Qeveri

July 25, 2026
Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

July 25, 2026
Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In