Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 2.8 vite burgim ish kryebashkiakun e Dibrës Shukri Xhelili. Gjykata vendosi gjithashtu që Xhelilit t’i mohohet edhe e drejta për 5 vite për të ushtruar funksione publike.
Ish kreu i bashkisë së Dibrës u denoncua nga një e re përmes një video skandali, ku Xhelili i kërkonte favore seksuale të resë në këmbim të një vendi pune.
Xhelili përfitoi uljen e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Pas publikimit të video skandalit qeveria vendosi menjëherë për shkarkimin e tij vitin e shkuar.
Xhelili e çoi në Kushtetuese vendimin por gjykata e rrefuzoi kërkesën e tij, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve të reja në Dibër, të cilat u fituan nga Aleanca për Shqipërinë Europiane./java/a.k