• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Krimet e Rënda, burgim të përjetshëm për Skënder Bakun, vrau për hakmarrje në 2013

by
18/07/2015 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Skënder Baku, i akuzuar se, për qëllime gjakmarrje, ka marrë pjesë në vrasjen e shtetasit Lulëzim Shera, ngjarje e ndodhur në shtator 2013 në rrugën kombëtare Fushë Krujë – Laç.

Hetimi dhe gjykimi për të pandehurin është kryer në mungesë, ndërkohë që gjykata pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës për gjykim të shkurtuar. Për shkak të këtij gjykimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon që dënimi përfundimtar të jetë 35 vite burg. Nga hetimi ka rezultuar se, në vitin 1992, viktima Shera, në atë kohë i dënuar për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”, pas një konflikti në burgun 313, ku ndodhej, ka vrarë me sende të forta shtetasin vëllain e të pandehurit, shtetasin Arjan Baku. Për këtë vepër penale, viktima Lulëzim Shera, në atë kohë, u dënua me 20 vite burgim dhe doli nga burgu në vitin 2010. Gjatë kohës që Lulëzim Shera ishte në burg, familjarë të tij kishin kërkuar paqtim me familjen Shera, gjë e cila nuk u është pranuar asnjëherë.

Pas daljes nga burgu, Lulëzim Shera punonte si transportues buke nga Fushë Kruja për në fshatin Nikël. Në dt. 01.09.2013, në orën 06.00 të mëngjesit, viktima, së bashku me një mikun e tij, gjendeshin në një dyqan brumesh në Fushë Krujë. Shoqëruesi i tij kishte qëndruar në automjet, ndërsa viktima ka hyrë në dyqan për të bërë furnizimin. Në atë moment, pas tij janë afruar dy persona, njëri prej të cilëve i armatosur me kallashnikov, i cili e ka thirrur viktimës dhe, sapo Lulëzim Shera është kthyer për të parë personat që e kërkuan, ndaj tij është qëlluar me breshëri plumbash, 12 prej të cilëve e kanë goditur në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas krimit, dy personat janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Nga hetimi, u arrit të zbulohej të paktën një prej autorëve, pikërisht shtetasi Skënder Baku. Po ashtu, u provua se ky shtetas nuk ka qëlluar kundër viktimës, por ka marrë të gjitha masat, si edhe ka pasur arsyen për të vrarë shtetasin Lulëzim Shera, për hakmarrje për vrasjen e të vëllait të tij, në vitin 1992. Ndërkohë, deri në këtë fazë, nuk është arritur të evidentohet se cili është bashkëpunëtori i të pandehurit Baku në këtë krim.

Next Post

Serbia me të gjithë forcat kundër Kosovës në UNESCO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com