• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Krimet e luftës, vetëm maja e ajsbergut

by A R
20/12/2020 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti shokues për ushtarët australianë, që kanë bërë krime lufte në Afganistan, mund të jetë vetëm fillimi. Tani duhet të pasojë një hetim i plotë dhe dëmshpërblimet, shkruan Waslat Nasrat-Hazimi.

Një ushtar australian mban njërën dorë te koka e një djali të vogël sikur i jep zemër, me dorën tjetër ai i ka vënë në fyt një thikë të mbuluar nga gjaku. Djali tërësisht i trembur qëndron si i ngrirë. Me duart ai ka kapur fort një qengj të vogël. „Mos ki frikë. Ne vijmë të sjellim paqen”, shkruhet në anglisht në fund të fotos. Mbishkrim që sikur transmenton edhe fjalët e ushtarit me buzëqeshje tallëse. Tek këmbët e tyre një flamur australian dhe afgan. Kjo pamje që në këtë formë dukshëm është fotomontazh, u postua nga një përfaqësues i qeverisë kineze në twitter dhe i referohet raportimeve për krime lufte të ushtarëve elitë australianë në Afganistan, detaje e të cilave që nga mesi i nëntorit po dalin në dritë dita ditës. Në Pekin, thuhet në mesazh, janë të shokuar për aktet e tmerrshme të ushtrisë australiane dhe e dënojnë këtë ashpërsisht. Canberra reagoi e zemëruar: Kryeministri australian doli madje në një konferencë për shtyp, dhe u shtuan zërat që të dëbohen diplomatë kinezë për të dërguar një sinjal drejt Pekinit. Me të drejtë?

Moral i dyfishtë apo hedhje hi syve?

Ky moral i dyfishtë i Kinës është karakteristik dhe nuk të habit. Pekini akuzohet prej dekadash për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe në të njëjtën kohë para syve të gjithë botës kryen gjenocid ndaj uigurëve. Por nga një regjim autokratik si ai në Kinë nuk pritet gjë tjetër. Më shumë hedhje hi syve bën një qeveri perëndimore si ajo e Australisë, kur bie në grackën e një fushate publicistike kineze dhe heq vëmendjen nga problematika e vërtetë: Kështu jeta e afganëve bëhet top loje për interesat politike, në vend që të tregohet respekti që duhet. Në qendër duhet të jenë njerëzit e prekur, jo lojërat diplomatike me shtete të tjera.

Sigurisht që duhet përshëndetur, që Australia si vendi i parë perëndimor ka pranuar hapur krimet e luftës në Afganistan, dhe kërkon t’i ndjekë ato në rrugë ligjore. Por mund të mendohet, se raportimet e paraqitura deri më tani janë vetëm një pjesë e asaj që ka ndodhur në Afganistan dhe vazhdon të ndodhë.

Terror në “luftë kundër terrorit”?

Australia që dërgoi rreth 26.000 ushtarë në Afganistan ka një kontribut relativisht të vogël në misionin ushtarak ndërkombëtar të udhëhequr nga NATO. SHBA me 775.000 ushtarë ka pasur kontigjentin më të madh të trupave në Afganistan. Vendi simbol për Guantanamon dhe Abu Greib. E me këtë vetëm mund të krijohet një lloj përfytyrimi, se çfarë mund të ketë ndodhur me gjasë në Afganistan. Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare, ICC, Fatou Bensouda mbledh prej vitesh informacione për krime të mundshme lufte që janë kryer nga viti 2003 në Afganistan. Përgjigja e SHBA-së ishte – sanksione personale dhe ndalim hyrjeje në SHBA kundër saj. Edhe Gjermania në këtë drejtim nuk ka bërë emër të mirë. Kur koloneli gjerman i Bundeswehrit, Klein në shtator 2009, në Kundus dha urdhrin për të bombarduar dy cisterna furnizuese, humbën jetën 142 civilë. Një duzinë familjarësh afganë kanë ngritur padi pa sukses. Por megjithatë procedura hetimore në fund u mbyll, vetëm javën e shkuar Gjykata Kushtetuese si instanca më e lartë juridike në Gjermani vendosi se nuk ka detyrim t‘u paguhet dëmshpërblim familjarëve. Dhe koloneli Klein u rrit ndërkohë në gradë gjenerali.

Vetëm maja e ajsbergut

Hetimet e Australisë janë vërtet një risi për luftën në Afganistan. Mund të mendohet, që raportimet e fundit janë vetëm maja e ajsbergut e do të duhen shumë vite që të mësojmë përmasat e vërteta, se cilat krime janë kryer në emër të “luftës kundër terrorit”. E ndoshta edhe atëherë shumica e veprave penale nuk do të dalin dot në dritë.

Por nëse qeveritë e perëndimit nuk shprehen me forcë kundër krimeve të luftës, t’i trajtojnë ato me vetëkritikë dhe t’u paguajnë dëmshpërblime familjarëve, atëherë edhe në të ardhmen do të ofrojnë mundësi për sulme nga qeveri autokratike si ajo e Kinës. Kina si fuqi botërore përdor shfrytëzimin ekonomike në vend të misioneve ushtarake. “Zemrat dhe mendjet” mund të fitohen për Pekinin me yuanin më mirë, se me bomba dhe tortura. Nëse perëndimi dëshiron të mbetet i besueshëm dhe të mbajë në dorë vetë kompetencën e përcaktimit, se çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar, atëherë duhet të jetë vetë në krye me shembull të mirë./DW

Next Post
Zbulohet orizorja 6 mijë vjeçare, ja çfarë gjetën arkeologët

Zbulohet orizorja 6 mijë vjeçare, ja çfarë gjetën arkeologët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com