• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krim me koncesion

by Lorenc Vangjeli
22/04/2016 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Teorikisht, reforma në drejtësi duhej të ishte ura që bashkonte dy brigje larg njëri-tjetrës siç janë pozita dhe opozita në Shqipëri. Mbi 90 për qind e qytetarëve shqiptarë – dhe kjo është një shifër e diskutueshme në fakt sepse duhet të jetë realisht edhe më e madhe – nuk besojnë në sistemin e drejtësisë. Po në të njëjtin nivel shifrash është dhe numri i qytetarëve shqiptarë që duan ta ndryshojnë atë sistem.

Teorikisht, politika si zëdhënëse e këtij vullneti, e majtë apo e djathtë, si refleks dhe për refleks ndaj këtij vullneti, do të duhej të gjente tek reforma në drejtësi një pikë të shëndetshme kontakti. Ajo do të duhej të ishte ura që i bashkonte, tryeza që i ulte dhe debati që i bënte bashkë. Por teoria dhe praktika në Tiranë janë mjaft larg njëra—tjetrës. Janë përjashtuese dhe kundërshtuese.

Gjithë java e nxehtë që u la pas dhe kulmimi i saj me të enjten dhe të premten e njëpasnjëshme të kësaj jave, i distancuan dhe më tej palët. Arrestimi i Shullazit, një prej emrave domethënës të kronikës së zezë, fillimisht nën akuzë për kërcënim të dy profesorëve në zgjedhjet universitare, pastaj akuzat reciproke politike për t’i lënë atij në dorë njërin apo tjetrin flamur partiak dhe debati për armëmbajtjen e shqiptarëve mes ish-kryeministrit dhe kryeministrit aktual, e kanë ngritur në kulm tensionin në vend. Dhe aty ku zërat janë të lartë, argumentet dhe logjika e ftohtë, nuk gjejnë më veshë për t’u dëgjuar. Kur gjëmojnë këmbanat, kmbana e vërtetë ngjan si zile.

Duhet të kalojnë minimalisht disa kohë dhe duhen shpenzuar shumë më shumë energji për t’u rikthyer sërish në pikën ku ishin marrëdhëniet politike mes palëve në javën e kaluar. Dhe jo vetëm për refomën në drejtësi, por për gjithë jetën normale të një shoqërie, e cila është e zënë në kurth nga mallkimi i një lufte politike pa paqe. Sepse ky është tensioni që nga maja e piramidës zbret e depërton në çdo segment të shoqërisë. Që nga ajo që prodhon pushtet të çfarë do lloji e deri tek ajo pjesë që konsumon pushtet të çfarë do lloji. Qoftë pushtetin e votuar me kravatë në qafë, qoftë pushtetin me pistoletë pa leje në rripin e pasmë të pantallonave. Qoftë dhe pushtetin e njëkohshëm me kravatë në qafë dhe pistoletë në pasbrez.

Eshtë folur pafund për lidhjet e politikës me krimin. Eshtë folur për krim blu apo krim rozë. Eshtë folur për krim që jepet me qera sa djathtas dhe sa majtas. Në fakt krimi është vetëm i zi; në të vërtetë nuk është pushteti ai që përdor krimin dhe e merr atë me qera, por është e kundërta: është krimi që përdor pushtetin duke marrë me koncesion segmente domethënës të tij. Pavarësisht ngjyrës. Pavarësisht emrave. Duke shembur edhe urat që mund të bashkonin brigje larg njëri-tjetrit siç janë pozita dhe opozita në Shqipëri. Dhe duke e bërë mundësinë për drejtësi në Shqipëri, një ëndërr të qytetarëve që e kërkojnë në shumicë dërmuese, por nuk e marrin dot, që e meritojnë prej vitesh, por jua jep kush. Dhe ëndrrat shpesh janë si shpresat; zhgënjehen me zgjimin në mëngjez.

Next Post

Ahmetaj pret homologun kosovar Hoti, diskutohet lehtësimi i barrierave tregtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

March 21, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

March 21, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

“Drejtësia sot është e pavarur”, Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste!

March 21, 2026
PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

March 21, 2026

Pse nuk duhet bërë më shaka me kauzën 13-vjeçare të PD-së për qeveri teknike?

March 21, 2026
Sali, ti je një renegat faqezi

Feja dhe arsyeja në sferën publike! Një reflektim pas ndarjes nga jeta të Jürgen Habermas

March 21, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Mars 2026

March 21, 2026
Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndal ne!

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In