Një krim shumë i rëndë në familje ka ndodhur sot në mëngjes në Elbasan.
67-vjeçarja Hije Zenelhoxha është mbytur me duar nga djali i saj, Ardit Zenelhoxha. Ngjarja ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Çlirimi”.
Sipas policisë, cituar nga News 24, 30-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ku ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.
Arsyeja e krimit është ende e paqartë.