• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krijonte lidhje intime me të tjerë me dijeninë e burrit, i zhvaste dhe i çonte në burg për dhunë

by
25/06/2021 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kristiani u njoh me Anisën disa kohë më parë dhe krijuan një marrëdhënie intime. Ai punonte në Mal të Zi dhe cdo qindarkë që kursente ja conte asaj. Po mendonte të blinin një shtëpi në Shkodër dhe të jetonin sëbashku.

Por, nuk do të zgjaste shumë lumturia mes tyre, ndërsa ëndërra për të krijuar familje me vajzën që dashuronte u shua shpejt. Mesnatën e 8 qershorit 2021, Kristiani përfundoi në pranga, pas denoncimit të bërë nga ish-e dashura, e cila pretendonte se ai e kishte dhunuar fizikisht e psikologjikisht.

Ajo pretendonte se ishte takuar në kafe me ish-të dashuren e saj për të sqaruar problemet me të, pas kallëzimit që kishte kryer, si dhe për ti dhënë sqarime, lidhur me pretendimet e tij, që ajo i kishte borxh një shumë prej 100 mijë eurosh, kur kohën kur ishin të lidhur. Por qëndrimi i 28-vjecarit në qeli nuk zgjati shumë, pasi gjykata zbuloi një tjerër histori, ndryshe nga ajo që kishte rrëfyer Anisa.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë për Kristianin, u zbulua se Anisa ishte një grua e martuar dhe me fëmijë. Ajo ishte afruar qëllimisht me të dhe gjasat janë që ta mashtronte dhe t’i merrte paratë. Për këtë lidhje intime kishte dijeni edhe bashkëshorti i Anisës.

“Nuk e kam dhunuar asnjëherë Anisën. Kam krijuar krejt natyrshëm një lidhje intime me të dhe jam sjellë shumë normalisht. Nuk i kam shkaktuar kurrë shqetësime dhe as kam përdorur dhunë ndaj saj, në anjë rrethanë”, iu tha ai hetuesve.

Kundër gruas, foli edhe një person me inicialet E.S. ai u intervistua në komisariatin nr.4 më datë 12 qershor 2021.

“Anisa njihet si person problematik, pasi është e martuar dhe krijon lidhje të vazhdueshme me personë të tjera, duke përfituar prej tyre të mira materiale. Për lidhjet e saj ka dijeni edhe bashkëshorti. Në momentin që ajo ndodhet prej tyre, fillon e krijon probleme me ta dhe vjen në komisariatin 4, duke i kallëzuar ose kërkuar ndihmën e policisë, që t’i ofrojë mbrojtje, duke krijuar situata të pavërteta rreth sigurisë së saj”, thotë E.S.

Ai ka sqaruar para hetuesve se ashtu sikurse Kristiani dhe ai ka qenë viktimë e mashtrimeve të Anisës. Në dokumentin e gjykatës thuhet se “kallëzuesja ka patur njëkohësisht lidhje jashtëmartesore me E.S dhe Kristianin, te cilët janë viktima të mashtrimeve të saj. Fakte këto të sqaruara nga prokuroria në seancë gjyqësore”. Gjykata vendosi ta lirojë nga burgu të riun duke argumentuar se “bazuar në të gjitha provat dhe në shpjegimet e dhëna si nga prokuroria, ashtu dhe vetë personi nën hetim dhe avokati i tij, në këtë seancë nuk konkludohet se ndodhemi përpara dyshimit të arsyeshëm që personi nën hetim të ketë konsumuar ndonjë vepër penale”.

Mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Kristiani, prokuroria po e heton gruan për veprën penale të mashtrimit. Për këtë shkak gjykata thekson se “deri në këtë moment i hetuari (Kristiani) duket të jetë viktimë nga një fakt kriminal për të cilin prokuroria ka nisur hetimet për mashtrim ndaj shtetases Anisa”.

/b.h

Next Post
Milionere e martuar dhe më 3 fëmijë/ Kush është sekretarja, me të cilën Ministri i Shëndetësisë në Angli tradhëtoi bashkëshortën e tij prej 15 vitesh

Milionere e martuar dhe më 3 fëmijë/ Kush është sekretarja, me të cilën Ministri i Shëndetësisë në Angli tradhëtoi bashkëshortën e tij prej 15 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Việt Nam – Đánh giá uy tín và an toàn – Hướng dẫn đăng ký – APK 2026

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In