• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krijohet Taskforca pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme

by Java News
13/03/2019 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave miratoi sot ngritjen e Taskforcës pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe të Njësisë pranë Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, përgjegjëse për kryesimin e grupit të Kontaktit të Mesdheut, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë dhe Grupit të Kontaktit për Azinë.

Taskforca ka si qëllim drejtimin me sukses të gjithë procesit të kryesimit të OSBE-së, GKM-së dhe GKA-së, si dhe drejtimin, në emër të Kryetarit të Radhës, të gjithë veprimtarisë së kryesimit të OSBE-së, nëpërmjet koordinimit të punës me Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë organizatave ndërkombëtare dhe ON në Vjenë.

Po ashtu, ndër objektivat e Taskforcës janë edhe: “Mbështetja e përfaqësimit të Republikës së Shqipërisë si Kryetare e Radhës në OSBE; mbikëqyrja e aktiviteteve të OSBE-së, që lidhen me parandalimin e konflikteve, administrimin e krizave dhe të situatave postkonflikt në hapësirën e OSBE-së; drejtimin dhe koordinimin e punës ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (më poshtë MEPJ), institucionit të Presidentit të Republikës, Kuvendit dhe institucioneve të administratës shtetërore shqiptare për periudhën e kryesimit të OSBE-së, GKM-së dhe GKA-së”.

Taskforca duhet të evidetojë dhe përçojë vlerat më të mira të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë në ruajtjen dhe forcimin e paqes e të sigurisë, nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve në rajonet ku vepron OSBE-ja, në mbrojtje dhe respektim të të drejtave të njeriut.

Po ashtu, pranë Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë krijohet njësia përgjegjëse për mbulimin e kryesimit të: Grupit të Kontaktit të Mesdheut (GKM), në vitin 2019; Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), në vitin 2020; dhe Grupit të Kontaktit për Azinë (GKA), në vitin 2021.

Për zbatimin e këtij vendimi, Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme i shtohen 14 punonjës për Taskforcën dhe Njësinë e Misionit në Vjenë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të ministrisë në 565 punonjës. Ky numër përballohet nga reduktimi në të njëjtën masë i numrit rezervë të punonjësve për vitin 2019.

Next Post
Kriza politike/ Sondazhi: 45% kërkojnë që Rama të vijojë mandatin, 6% pro protestave

Kriza politike/ Sondazhi: 45% kërkojnë që Rama të vijojë mandatin, 6% pro protestave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In