• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Krijohet Agjencia, ja procedurat sesi do të merren lejet e ndërtimit

by Java News
03/09/2015 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave të datës 2 shtator, u miratua Vendimi i Këshillit të Ministrave për krijimin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Ky institucion i ri do të jetë në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe do të veprojë si Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit.

Në këtë cilësi, struktura e re do të administrojë gjithë procesin e aplikimit për leje ndërtimi që kërkojnë miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit, sipas parimit të shërbimit me një ndalesë (one stop shop), duke ndjekur praktikën e kërkesës për leje në çdo zyrë të administratës publike, nga fillimi deri në marrjen e miratimit nga KKT.

Do të jetë kjo strukturë, e cila mbas kërkesës së depozituar nga investitori, do të ndjekë vetë të gjithë procedurën për pajisje me leje ndërtimi, duke bashkërenduar me të gjitha institucionet shtetërore për marrjen e dokumentacioneve të ndryshme, të nevojshme për pajisjen me leje zhvillimore.

Kjo do të thotë se, do të ketë një përshpejtim dhe eliminim të dukshëm të burokracisë dhe vonesave në shqyrtimin e këtyre kërkesave. Agjencia e re dhe shërbimi që do të ofrojë, do të sjellë efekte të menjëhershme në shkurtimin e afateve për marrjen e lejes zhvillimore.

Nga ana tjetër, Agjencia do të monitorojë respektimin e detyrimeve ligjore në dhe gjatë procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit nga bashkitë, nëpërmjet monitorimit të aplikimeve për leje ndërtimi. Monitorimi i lejeve të ndërtimit dhe rrjedhimisht, i zhvillimeve në territor, do të kryhet përmes sistemit elektronik të aplikimit të lejeve të ndërtimit, që do të implementohet mbi bazën e konceptit “One Stop Shop”.

Me ngritjen e sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit, që parashikohet të përfundojë brenda fundit të këtij viti, çdo qytetar apo shoqëri tregtare do të ketë mundësinë të aplikojë dhe kontrollojë statusin e aplikimit të tij për leje ndërtimi direkt nga kompjuteri i shtëpisë a i zyrës që ka një lidhje internet, duke eliminuar zvarritjet nëpër zyrat e Shtetit dhe duke rritur transparencën e administratës publike ndaj çdo qytetari.

Paralelisht me mundësinë e aplikimit online, qytetarët do të vazhdojnë të kenë mundësinë, në alternativë, t’i drejtohen sportelit të lejeve pranë bashkive përkatëse. Me ngritjen e strukturës së re dhe sistemit elektronik të lejeve, do të kete një instrument që do të sjellë përshpejtimin dhe transparencën e procedurave për shqyrtimin dhe dhënien e lejeve të ndërtimit por dhe do të garantojë një zhvillim të kontrolluar dhe miradministruar të territorit.

Next Post

Menaxhimi i borxhit, nënshkruhet marrëveshja me Zvicrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In