• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krifca: Ministria e Bujqësisë, mundësi e hapur punësimi për studentët

by A R
31/10/2021 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 1500 studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës u diplomuan të dielën në një ceremoni madhështore në ambientet e UBT.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca mori pjesë në këtë moment të rëndësishëm të të rinjve, që mbyllin një cikël të jetës së tyre por nisin një rrugë të re. Nën kujtimet e saj, gati 21 vite më parë, ministrja Krifca inkurajoi studentët të njohin, eksplorojnë dhe duan terrenin shqiptar të bujqësisë.

“Ditën, kur kjo ceremoni ndodhi për mua, as e kisha imagjinuar që destinacioni im, 21 vjet më vonë, do të ishte ky i sotshmi – të jem ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural. Destinacion në të cilin kam nderin dhe mundësine të dirigjoj mbi 2000 punonjës të bujqësisë dhe të ndikoj përmes politikave, fuqizimin e një sektori që punëson gjysmën e popullsisë së vendit, të ndikoj në përmirësimin e cilësise së jetës në zonat rurale dhe të ndihmoj zhvillimin e një sektori që jep kontribut të rëndësishem në prodhimin e brendshëm bruto të ekonomisë shqiptare. Kështu dhe ju, pas investimit të bërë në këtë Universitet, tani dilni dhe eksploroni terrenin shqiptar të bujqësisë”, tha ministrja.

Krifca iu tha studentëve se Ministria e Bujqësisë mbetet një mundësi e hapur punësimi për ta.

“Ju jeni pjesë e një Universiteti që ka një histori mahnitëse në bujqësi, që shërben për njerëzit dhe tokën nëpërmjet shkencës. Ju jeni e vetmja mundësi se si mund të zhvillohet sektori bujqësor. Ministria do të vazhdojë të jetë një mundësi e hapur për studentët dhe të rinjtë. Një derë, që padyshim mund të jetë vendi juaj i punës. Ne kemi shumë studentë që falë edhe praktikave të kryera pranë insitucioneve tona, sot janë pjesë e rëndësishme e stafit. Nga ana tjetër Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është edhe një mundësi bashkëveprimi me një sërë programesh që kanë në fokus të rinjtë dhe studentët”, deklaroi ajo.

Krifca tha për studentët se bujqësia është në një rrugë të mbarë zhvillimi, ndërsa shtoi se bashkëpunimi i akademisë me politikat publik është një binom i suksesshëm.

“Bujqësia është futur në një rrugë zhvillimi, ka rritje në eksporte ku sektori zë vendin e tretë për nga rëndësia. Fermerët po përdorin praktika të mira orientuar drejt tregjeve dhe po ndërtohet zinxhiri i vlerës. Së bashku ne kemi shansin të forcojmë më tej transmetimin e dijes në fermë, ta bëjmë tokën edhe më prodhuese e produktive dhe njerëzit e punës kanë nevojë për ju. Akademia dhe politikat publike, kur koordinohen, përbëjnë binomin më të suksesshëm. Ndaj ju të gjithë keni një zë për bashkëpunim në ide dhe angazhime të reja të sektorit” , nënvizoi ministrja.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, në fjalën e tij uroi studentët për diplomimin.

/a.r

Next Post
Aksident me vdekje në autostradën Levan-Vlorë, makina përplas 50 vjeçarin

Aksident në "Rrugën e Kombit"! Plagosen tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In