• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Krichbaum: Shqipëria shumë larg fillimit të bisedimeve për anëtarësimin

by
02/10/2015 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti gjerman dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, në një intervistë për Deutsche Welle e sheh dekriminalizimin si çështje kyç për ecjen përpara me procesin e integrimit.

Z. Krichbaum, kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha vizitoi më 1 tetor Berlinin, ishte kjo një vizitë e planifikuar apo një reagim i zhvillimeve të ndezua kohët e fundit në Shqipëri?

Vizita e Lulzim Bashës ishte e dyta brenda këtij viti në Gjermani. Ishte një vizitë e planifikuar kohë më parë, por natyrisht u prekën ngjarjet më të fundit në Shqipëri. Kemi folur hollësisht për valën e refugjatëve nga Shqipëria në Gjermani, e cila na preokupon mjaft neve këtu. Asnjë refugjat shqiptar nuk ka shans që t’i njihet azili, çdokush që merr rrugën drejt Gjermanisë duhet ta dijë, se ky udhëtim nuk do të kurorëzohet me sukses, dhe se se ai do të kthehet. Prandaj është detyra më e rëndësishme e qeverisë shqiptare t’i ofrojë popullatës perspektiva jetese në Shqipëri.

Cila është ndihma që presin demokratët shqiptarë nga një parti konservatore, dhe çfarë mund të bëjnë kristiandemokratët për partinë simotër që nuk arriti rezultate edhe aq të larta në zgjedhje së fundmi?

Më lejoni një ndërhyrje: CDU nuk është thjesht një parti konservatore, por një parti e qendrës, që ka rrënjë kristiandemokrate, konservatore dhe liberale. Së bashku me partitë e tjera të djathta e të qendrës në Europë, partive popullore europiane ne e mbështesim Partinë Demokratike me përvojën tonë. Këtë sigurisht ne nuk e lidhim me rezultate aktuale zgjedhore, sepse në demokraci një ngritje e rënie në zgjedhje është plotësisht normale.

Z. Krichbaum, procesi i dekriminalizimit në politikë është iniciuar prej muajsh në Shqipëri ai u ngrit nga opozita- megjithëse ajo nuk përfitoi shumë nga kjo në zgjedhjet e fundit- por procesi ende nuk është mbyllur, kjo do të thotë se elementë me të shkuar kriminale ende mbajnë poste, si e shikoni këtë?

Për ne është një kusht i panegociueshëm për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit që politika shqiptare të dekriminalizohet. Në këtë pikë Partia Demokratike ka bërë propozime të mira dhe unë shpresoj shumë që më në fund të kemi ujdinë mes qeverisë dhe opozitës. Por më lejoni të them hapur diçka lidhur me zgjedhjet vendore: Ato çfarë raportohen mbi zgjedhjet nga ODIHR-i, qendra e zgjedhjeve të OSBE-së janë për një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian tërësisht të papranueshme.

Reforma në drejtësi po ashtu mbetet ende një çështje e hapur në Shqipëri. Opozita dhe qeveria grinden për reformën dhe kompromisi ende nuk është gjetur. A kishit ju këshilla për demokratët në mënyrë që reforma të marrë formën ligjore?

Ndërkohë ka shenja bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës në këtë çështje. Por miratimi i ligjeve është vetëm hapi i parë. Akoma më e rëndësishme është që këto ligje të jetësohen. Prandaj tani është shumë e rëndësishme eficienca e administratës, reforma në drejtësi dhe luftimi i vendosur i korrupsionit.

Skandalet korruptive në Shqipëri janë bërë si të zakonshme, skandali i radhës prek aferën e CEZ, që me gjasë i ka sjellë shtetit shqiptar shumë humbje. Opozita kërkon hetim ndërkombëtar për zbardhjen e aferës. Si mendoni ju?

Duke pasur parasysh situatën e ndezur politike në Shqipëri, unë e shoh si një propozim shumë të mirë pjesëmarrjen e hetuesve ndërkombëtare për zbardhjen e kësaj afere. Kjo sigurisht do të rriste besueshmërinë dhe pranueshmërinë e rezultateve të hetimit.

Progresraporti i Komisionit Europian për vendet kandidate pritet të publikohet pas dy javësh. Çfarë raporti prisni këtë herë për Shqipërinë dhe a është vendi gati për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit?

Bundestagu duhet të japë miratimin e tij para fillimit të bisedimeve të anëtarësimit. Ne në Komisionin e Bundestagut për Europën do të ndjekim me shumë vëmendje se çfarë përparimesh janë bërë në drejtim të dekriminalizimit të politikës, reformës në drejtësi, luftimit të korrupsionit dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por aktualisht Shqipëria, jo vetëm për shkak të parregullsive në zgjedhjet e fundit vendore, ndodhet ende shumë larg fillimit të bisedimeve të anëtarësimit për në BE.

Next Post

Vrasja në Tiranë, policia: Ja pse u ekzekutua çifti! (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

February 5, 2026
Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

February 5, 2026
Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj  459 fëmijëve

Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj 459 fëmijëve

February 5, 2026
Hakerimi i SPAK-ut, paraqitet në GJKKO ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Hakerimi i SPAK-ut, paraqitet në GJKKO ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

February 5, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK për resortin: Nëse s’merren masa për 3 ditë, do të…

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK për resortin: Nëse s’merren masa për 3 ditë, do të…

February 5, 2026
Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

February 5, 2026
“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

February 5, 2026
Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

February 5, 2026
“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In