Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar i akuzuar për kryerjen e veprimeve të turpshme me një fëmijë. Në pranga ka rënë shtetasi Genti Selimi i cili u arrestua në flagrancë në banesën e tij në Kamëz.
“Më datë 07.07.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Genti Selimi, vjeç 43, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në banesë, ka kryer veprime të turpshme me një fëmijë të mitur. Neni 108/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.