• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i Venecias replikon me PD-në: Të huajt nuk cënojnë sovranitetin, janë garanci për reformën

by Aalison Pearse Stevens
29/07/2016 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ishte dje në Tiranë për të marrë pjesë në një ceremoni festive me rastin e miratimit me konsensus të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi. Në një fjalë të shkurtër drejtuar pjesëmarrësve, ai ju adresua opozitës dhe pretendimeve të saj se përfshirja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Kushtetutë cenonte sovranitetin e vendit. Buquicchio tha se nuk ka asnjë cenim sovraniteti dhe Shqipëria do të jetë gjithnjë e më shumë e pavarur pas reformës në drejtësi, por shtoi se pa mbështetjen ndërkombëtare vendi nuk mund të bëjë asnjë reformë të suksesshme.

“Unë dëshiroj të ndalem tek ato çfarë kam dëgjuar gjatë diskutimit politik këtu në vendin tuaj, kur opozita mendonte se përfshirja e të huajve në kushtetutën e vendit tuaj, ishte shkelje e sovranitetit. Unë gjykoj se Shqipëria është dhe do të jetë një vend sovran dhe do të mbetet më i fortë pas reformës në drejtësi.Angazhimi i misionit ndërkombëtar është garanci për procesin dhe ju duhet të dini se asnjë reformë nuk mund të bëhet pa aleatët dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë”, tha kryetari i Komisionit të Venecias, shkruan Shqiptarja.com.

Po pavarësisht shigjetimit të opozitës, Buquicchio dha mesazhe të nevojës së konsensusit dhe të bashkëpunimit të përgjegjshëm mes palëve. “Miratimi i kohëve të fundit i amendamenteve kushtetuese është një hap i madh, pasi të gjithë u ulën për të miratuar reformën. Prania e Komisionit të Venecias ka dhënë një kontribut të veçantë. Në 21 korrik u mor një vendim i rëndësishëm. Përgjegjësi kryesore për funksionimin e reformës, do të jetë e vështirë nëse nuk përfshihen ndërkombëtarët. Forcat politike duhet të kalojnë mungesën e besimit, të japin kontributin e tyre, ndaj unë i ftoj ndërkombëtarët të jenë pjesë e këtij procesi. Duhet të nisni sa më shpejt me punën për zbatimin e kësaj reforme, dhe me ngritjen e institucioneve të reja. Opozita nuk mund të mos pranojë propozimet që vijnë nga mazhoranca, thjesht se vijnë nga mazhoranca, as mazhoranca nuk duhet të minojë ato kërkesa që vijnë nga opozita, thjesht sepse vijnë nga opozita. Duhet dialog i përgjegjshëm. E ardhmja e reformës në drejtësi është në duart të politikanëve shqiptarë”, tha Buqiucchio, kreu i “Venecias”.

ma.me

Next Post

Diktatura e pakicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

March 10, 2026
Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

March 10, 2026
Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

March 10, 2026
Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

March 10, 2026
3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

March 10, 2026
Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

March 10, 2026
Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In