• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze: Krenarë t’i shërbejmë kombit

by A R
19/11/2016 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bashkim shpirtëror i të gjithë shqiptarëve nëpër botë.

Kështu e  cilësoi samitin e parë të diasporës, Presidenti i Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, Ramazan Këllezi, i pranishëm në aktivitetin historik.

Duke e konsideruar punën e tij por edhe të mbarë shqiptarëve në diasporë si shërbëtorë të kombit e atdheut (apolitik), Këllezi tregon për ATSH-në se ka 26 vite që organizohen aktivitete, promovohen libra, shkrimtarë, piktorë e artistë shqiptarë në Kanada.

“Unë punën e presidentit të shoqatës së bashkësisë shqiptaro-kanadeze e bëj në mënyrë vullnetare. Jeta jonë është e zakonshme si e gjithë shqiptarëve.  Gjejmë kohë e mundur për t’iu përkushtuar aktiviteteve që kanë të bëjnë me Shqipërinë, kulturën dhe këtë e realizojmë çdo të shtunë  e të dielë”, tha ai.

Më tej, ai tregon edhe për grupin e valleve “Shqiponjat e vogla” ku mësohen valle nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.

“Çdo të shtunë, unë kam prova me grupin e valleve “Shqiponjat e vogla” që i përgatis me valle nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Më pas kemi mbledhje të bordit të shoqatës që marrim vendime dhe kemi programet e punës. Më 4 nëntor ne kishim  përvjetorin e 26-të të shoqatës.  Është një shoqatë mbarëshqiptare do ta quaj sepse kemi shqiptarë të Shqipërisë,   Kosovës, Maqedonisë që janë jo vetëm anëtarë por edhe pjesë e bordit drejtues”.

Falë mbështetjes së autoriteteve lokale në Kanada, kundrejt kësaj shoqata u arrit të miratohej në parlamentin e Ontarios edhe projektligji për të shpallur nëntorin, muajin e trashëgimisë shqiptare.

“Ne promovojmë libra që botohen në Shqipëri por edhe nga shqiptarë në Kanada.  Po kështu ne merremi me promovimin e  personaliteteve nga bota e artit, kulturës ajo që është më e rëndësishme është kalimi i ligjit mbi trashëgiminë shqiptare që ka bërë që të na hapen dyert. Është një nisme e shoqatës tonë, e kryetares nderi të shoqatës tonë, Rukie Kondaj,  që është mbështetur fuqimisht nga autoritetet lokale në Ontario”, theksoi ai.

“Ky samit i parë i diasporës ishte një bashkim shpirtëror i të gjithë shqiptarëve dhe e mira është që të vazhdojë që të kemi një samit të dytë, të tretë e kështu me radhë. Ky lloj takimi të prek “, përfundoi ai.

Më datën  3 Nëntor Parlamenti i Ontarios foli shqip./ATA/a.m.

Next Post
Kompania “Albanian Airlines” në proces falimenti

Kompania “Albanian Airlines” në proces falimenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com