• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kreu i policisë për aksionin antikanabis: Mos toleroni askënd

by Java News
27/03/2018 23:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si vitin e kaluar, kur zbatimi i strategjisë antikanabis solli një rënie të ndjeshme të kultivimit, edhe këtë vit ka nisur operacioni në terren për parandalimin e këtij fenomeni.

 

Prej datës 9 mars shërbimet e Policisë po zbatojnë planin operacional, që synon parandalimin e kultivimit të kanabisit. Me një urdhër drejtuar të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë e Drejtorive Vendore të Kufirit dhe Migracionit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, kërkon specifikisht kontrollin e ambienteve të mbyllura.

Sipas tij, pavarësisht rezultateve që u arritën gjatë vitit 2017-të, sërish u konstatua një lloj neglizhence sa u përket ambienteve të mbyllura, si depo, sera apo tunele, të konsideruara si zona me risk për kultivimin e bimëve narkotike.

Në mënyrë që të “korrigjohet” neglizhenca e vitit të kaluar, më datë 9 mars, Veliu ka firmosur një urdhër “Mbi organizimin dhe zhvillimin e një operacioni policor për kontrollin e ambienteve të mbyllura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”.

Vitin e kaluar, në mënyrë që të mos përsëritet e njëjta situatë si në vitin 2016-të, përveç operacioneve masive që ndërmori Policia, nga ajri e nga toka, u kërkua edhe bashkëpunimi i qytetarëve.

Madje, Ministria e Brendshme premtoi se bashkëpunimi do të shpërblehet financiarisht. Çdo informacion i saktë që do t’i transmetohej Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në linjën e gjelbër pa pagesë dhe që do të çonte në zbulimin e kanabisit, do të paguhej deri në 300 mijë lekë të rinj.

 

URDHRI

“Në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Planin e Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për vitin 2018-të, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, urdhrit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të vitit 2017-të për dokumentimin e punës së strukturave të Policisë së Shtetit, lidhur me goditjen e kësaj veprimtarie dhe takimit të zhvilluar në janar të këtij viti mbi rikontrollin e ambienteve të mbyllura me risk për kultivimin e lëndëve narkotike, të cilat angazhojnë strukturat e Policisë së Shtetit për kontrollin e territorit, duke përqendruar vëmendjen në kontrollin e serave, depove, tuneleve, ish-reparteve ushtarake, shtëpi të braktisura etj.

 

Nisur nga problematika e hasur gjatë zhvillimit të operacionit policor, ku në ditët e para nuk u angazhuan me kontrollin e territorit që mbulojnë Drejtoritë Vendore dhe ato të Kufirit e Migracionit, si dhe mosidentifikimi i ambienteve të mbyllura me risk për kultivimin e bimëve narkotike dhe zbatimin e saktë të shërbimeve për kontrollin e tyre, e veçanërisht në zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike.

 

Sa u tha më sipër, me qëllim intensifikimin e punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, nga ana e drejtuesve të Drejtorive Vendore të Policisë kërkohen të gjitha masat e nevojshme, duke nisur që më datë 9 mars 2018-të”. (Panorama)

 

Next Post
Argjentina pa Messin është asgjë, humbje tenistike nga Spanja 6-1

Argjentina pa Messin është asgjë, humbje tenistike nga Spanja 6-1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jo vetëm pa shpërblim për fundvit, efektivët e FNSH të Tiranës i lënë edhe pa u paguar dietat prej 3 muajsh

Jo vetëm pa shpërblim për fundvit, efektivët e FNSH të Tiranës i lënë edhe pa u paguar dietat prej 3 muajsh

December 30, 2025
Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet aksi ‘Kapshticë-Selanik’, veturat do lejohen të kalojnë në rrugën dytësore

Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet aksi ‘Kapshticë-Selanik’, veturat do lejohen të kalojnë në rrugën dytësore

December 30, 2025
Dialogu me Serbinë dhe reformat/ BE: Presim me padurim formimin e qeverisë së re në Kosovë

Dialogu me Serbinë dhe reformat/ BE: Presim me padurim formimin e qeverisë së re në Kosovë

December 30, 2025
“Rritje e ndjeshme e të ardhurave dhe turistëve”, Rama flet me shifra: 4.4 miliardë euro nga turizmi në 9 muaj

“Rritje e ndjeshme e të ardhurave dhe turistëve”, Rama flet me shifra: 4.4 miliardë euro nga turizmi në 9 muaj

December 30, 2025
Përfshihet nga zjarri një banesë në Prizren, humb jetën tragjikisht një fëmijë njëvjeçar

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prizren, humb jetën tragjikisht një fëmijë njëvjeçar

December 30, 2025
Rama: Kadastër digjitale në 2026-ën! Është mbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë

Rama: Kadastër digjitale në 2026-ën! Është mbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë

December 30, 2025
Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

December 30, 2025
Medalje e artë për gjimnazistët me 10-ta, Rama: Jeni shembuj frymëzimi për shoqërinë

AKSHI nën hetim për tenderat, Rama: Ai është institucion krenarie, në shkurt dalim me E-Albania 2.0

December 30, 2025
“Agasi e rrahu Ulsiun me grushta”, Manja i përgjigjet Berishës: Për shpifjesi kjo, e ke leje ta përdorësh emrin tim!

“Agasi e rrahu Ulsiun me grushta”, Manja i përgjigjet Berishës: Për shpifjesi kjo, e ke leje ta përdorësh emrin tim!

December 30, 2025
Shtyhet më 15 janar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”

Shtyhet më 15 janar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com