Spanja ka turpëruar Argjentinën duke e mposhtur në miqësore me rezultat 6 me 1.
Në ndeshjen në të cilën argjentinasit luajtën në mungesë të Leo Messit të lënduar, shkëlqeu Isco me tre gola.
Në listën e golashënuesve u shënuan edhe Diego Costa, Thiago Alcantara dhe Iago Aspas.
Golin e nderit për Argjentinën në këtë ndeshje “nxehje” para Botërorit, e realizoi mbrojtësi Nicolas Otamendi. (b.an)