Kryetari i partisë greke, Nea Demokratia, Kyriakos Mitsotakis, ka uruar Edi Ramën për fitoren e PS në zgjedhjet e 25 qershorit. Në një mesazh drejtuar kreut të qeverisë, Mitsotakis uron Ramën për suksese në drejtimin e vendit mandatin e dytë, ndërsa thekson se dy vendet duhet të ecin përpara në në përmirësimin e marrëdhënieve.
“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Të forcojmë më tej lidhjen mes dy shteteve tona”, thuhet në mesazhin e Mitsotakis drejtuar kreut të qeverisë shqiptare.
ma.me