• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i KQZ, Zguri: Ja kush është mekanizmi që prodhon zgjedhje të korruptuara

by Java News
06/02/2018 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i KQZ, Klement Zguri në konferencën “Për Reformën Zgjedhore: Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për regullimin e financimit të partive politike dhe fushatës zgjedhore”, organizuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës theksoi se zhvillimi i fushatave zgjedhore luksoze dhe mungesa e transparencës së financimit të partive politike, për një vend të vogël si Shqipëria është fenomen i papranueshëm, pasi ushqen korrupsionin zgjedhor dhe politik, cënon besimin e publikut tek zgjedhjet dhe demokracia, kriminalizon procesin, delegjitimon përfaqësimin dhe rrënon llogaridhënien politike.

“Korrupsioni në financim është rruga pa shpëtim, është shit-blerje e votës, është abuzim me resurset shtetërore, është rrënim i paritetit në garë, është dhunim i vullnetit të lirë të zgjedhësve, është kapje e pushtetit politik nga krimi dhe antishteti. Korrupsioni në financim nuk është delikt kavalierësh, por është armiku më i egër i zgjedhjeve. Prandaj, lidershipi politik duhet ta deklarojë reformën e financimit dhe transparencën e fondeve e të shpenzimeve çështje prioritare. Transparenca është antidoti i korrupsionit zgjedhor. Prandaj nuk është gabim të thuash se cilësia e reformës së ardhshme zgjedhore, matësin e suksesit e ka tek transparenca financiare dhe e shpenzimeve të fushatës që do na japë”, theksoi Zguri.

Sipas tij, sa më shumë partitë do pranojnë transparencën dhe llogaridhënien publike si standarde të domosdoshme zgjedhore, aq më i madh do jetë kontrolli i shoqërisë mbi ligjëshmërinë e fushatave, aq më i vogël do jetë abuzimi dhe manipulimi i vullnetit të zgjedhësve, aq më e pastër do jetë konkurrenca politike, aq më të mira do jenë zgjedhjet.
“Nga këndvështrimi i KQZ-së, unë dua të ritheksoj: Detyra nuk është e papërballueshme. Mjafton të lexojmë me kujdes rekomandimet. Shtyllat bazë të rregullimit të ri ligjor janë hedhur nga raporti i ODIHR-it: Nevojitet kuadër i ri rregullator, i qartë dhe i harmonizuar, trasparencë paraprake e fondeve të fushatës nga ana e partive politike, bashkëpunim i plotë i partive me monitoruesit, metodologji moderne monitorimi dhe raportim në kohë i gjetjeve. Publiku duhet të ketë akses të plotë tek informacioni për financimin përpara dhe pas datës së zgjedhjeve”, theksoi ai.

Kreu i KQZ u shpreh nder të tjera se ndryshimet e fundit ligjore të bëra nga Kuvendi pak ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, ia kanë shtuar kompetencat e KQZ-së përsa i përket rritjes së transparencës së financimit të partive politike. KQZ-ja ka treguar vullnet të plotë për ta përmbushur këtë detyrë me sukses.

“Por suksesi kërkon më shumë se sa vullnet pozitiv. Duhet që kuadri ligjor të jetë i harmonizuar, koherent dhe i plotë. Duhen struktura mbikëqyrjeje, monitorimi dhe kontrolli kompetente, profesionale dhe rezultative. Duhen metodologji pune të sakta, të përshtatshme dhe të kolauduara. Duhet respekt i gjithanshëm ndaj ligjit, bindje, vetdisiplinë dhe vetrregullim nga ana e partive politike”, deklaroi Zguri.

a.meta/javanews.al

Next Post
Spalleti:  “Edhe nëna ime 80 vjeçare e di se më mungon një mbrojtës”

Dorëzohet Spalleti: Inter nuk investon, kështu nuk fitohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

March 12, 2026
Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

March 12, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

March 12, 2026
Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

March 12, 2026
Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

March 12, 2026
Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

March 12, 2026

Pse në betejën kundër Ballukut, opozita u braktis nga opozitarët?

March 12, 2026
Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

March 12, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

March 12, 2026
“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In