• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i KQZ, Biba: Kuvendi aktual zgjedh Presidentin e ri, afati deri më 19 maj

by Java News
22/03/2017 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ky Kuvend do të zgjedhë Presidentin e Republikës dhe afati i fundit për zgjedhjen e tij është 19 maji, vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. Kreu i KQZ njëherësh dhe një ndër konstitucionalistët në vend Denar Biba shpegon në rrjetin social se kreu i shtetit do jetë i zgjedhur sipas Kushtetutës ditën e fillimit të fushatës zgjedhore.

“Zgjedhja e Presidentit të Republikës./Neni 88 i Kushtetutës parashikon procedurën dhe afatet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Sipas kësaj Dispozite Kushtetuese, pika 2 e saj, “mandati i Presidentit të Republikës përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit te Presidentit te zgjedhur perpara Kuvendit”. Mandati i Presidentit eshte taksativ (5 vjet) dhe nuk mund te zgjatet. I vetmi rast perjashtues eshte prashikuar nga vete Kushtetuta, dhe kerkon me patjeter ekzistencen e “kohës se luftes”; ne kete rast te jashtezakonshem, mandati zgjatet (vetem) për aq kohë sa vazhdon periudha e luftes.

Presidenti aktual e ka bërë betimin perpara Kuvendit në datë 24 korrik 2012 ndaj, sipas dispozitës se permendur më lartë, mandati i tij përfundon në datë 24 korrik 2017.

Kushtetuta shqiptare, ndryshe nga ndonje tjeter (p.sh. Kushtetuta italiane), nuk parashikon qe presidenti te qendroje “ne detyre” deri ne zgjedhjen e presidentit te ri. Kjo behet akoma edhe me e qarte nese referojme te neni 91 i Kushtetutes, sipas te cilit “Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të

ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë

vendin dhe ushtron kompetencat e tij.”

Pra, ne situaten normale (nuk jemi ne lufte) ne te cilen ndodhemi sot, z.Nishani duhet te largohet nga zyra ne date 24 korrik 2017 duke u gdhire data 25 korrik 2017.

Nga data 25 korrik, nqs nuk do te jete zgjedhur Presidenti i ri, kompetencat presidenciale do te ushtrohen nga Kryetari i Kuvendit.

Sipas pikës 2/1 të nenit 88 të Kushtetutës, procedura për zgjedhjen e Presidentit (te ri) fillon jo më vonë se 60 ditë perpara mbarimit të mandatit presidencial paraardhes që, në këtë rast, do të thotë jo më vonë se data 25 maj 2017 (24 ditë përpara datës së zgjedhjeve për Kuvendin). Ky nen me tej vijon me prashikimin qe, “Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprinë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.”

Mandati i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, referuar nenit 65, pika 1 të Kushtetutës, përfundon më datë 9 shtator 2017. Në rastin e z.Nishani, duke qene se mandati presidencial përfundon qartesisht në 6 muajt e fundit të mandatit të Kuvendit, krijohet idea (e gabuar) se data e fundit për fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës është data 11 Korrik.

Por(!), nese procedura për zgjedhjen e Presidentit do të fillonte në datë 11 Korrik, referuar nenit 87 të Kushtetutës, (sipas te cilit “për zgjedhjen e presidentit Kuvendi zhvillon deri ne pesë votime, ku secili nga votimet zhvillohet jo me vonë se 7 ditë nga njëri tjetri”) afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit do të ishte 15 Gushti. Ky afat është në tejkalim te dukshem të afatit 5 vjeçar të mandatit të Presidentit e, per pasoje, ne shkelje te rregullimit kushtetues pasi, në cdo rast, afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri duhet të jetë para datës 24 korrik!

Në interpretim të pikës 2 dhe 2/1 të nenit 88 të Kushtetutës (te cilat nuk mund te lexohen te shkeputura) zgjedhja e presidentit duhet të parashikohet në mënyrë që të kryhet si përpara përfundimit të mandatit presidencial ashtu edhe përpara përfundimit të mandatit të Kuvendit. Në këtë mënyrë edhe Presidenti i Republikës nuk qëndron në detyrë përtej mandatit të tij 5 vjecar, dhe Kuvendi ka mandat për ta zgjedhur.

Referuar faktit se Kushtetuta e Republikes së Shqipërisë parashikon vetëm afat fundor për fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës (ne cdo rast Kushtetuta përdor togfjalëshin “jo më vonë se 60 ditë”) si dhe referuar faktit se më datë 19 Maj fillon zyrtarisht periudha e fushatës zgjedhore, Zgjedhja e Presidentit të Republikës llogjikisht duhet të përfundoje përpara datës 19 Maj. Duke i shtuar kesaj edhe kohën maksimale prej 35 ditësh për zhvillimin e procedures së zgjedhjes së Presidentit, fillimi i procedurave për zgjedhjen e presidentit mund të jetë me heret – por definitivisht jo më vonë – se data 14 prill 2017. Si perfundim, data 14 prill (ose me heret) është datë e cila është në përputhje me afatet e parashikuara nga pika 2/1 e nenit 88 të Kushtetutës, për fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit”, shkruan Denar Biba.

Next Post
Ylljet Aliçka: Filmat e realizmit socialist kanë probleme serioze, por jam kundër censurës

Ylljet Aliçka: Filmat e realizmit socialist kanë probleme serioze, por jam kundër censurës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara presidenciale në balotazh, zgjedhje kolumbiane me kushte ekstreme, rrëmbime e vrasje

Gara presidenciale në balotazh, zgjedhje kolumbiane me kushte ekstreme, rrëmbime e vrasje

June 1, 2026
Festa e 1 Qershorit, Hita: Fëmijët, arsyeja përse policia punon çdo ditë për një Shqipëri më të sigurt

Festa e 1 Qershorit, Hita: Fëmijët, arsyeja përse policia punon çdo ditë për një Shqipëri më të sigurt

June 1, 2026
Berisha për projektin në Zvërnec: Dënoj dhunën, por i mbështes fuqishëm investimet e huaja

Berisha për projektin në Zvërnec: Dënoj dhunën, por i mbështes fuqishëm investimet e huaja

June 1, 2026
PSG “milioner” nga Champions! Francezët përfituan mbi 145 mln euro, Serie A jashtë “Top 10”

PSG “milioner” nga Champions! Francezët përfituan mbi 145 mln euro, Serie A jashtë “Top 10”

June 1, 2026
Dhuna në Zvërnec, Rama: Kompania private e sigurisë nuk do punojë më në Shqipëri!

Dhuna në Zvërnec, Rama: Kompania private e sigurisë nuk do punojë më në Shqipëri!

June 1, 2026
“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

June 1, 2026
“Projekti 4 miliardë euro”, Rama: Sazani është tokë publike, Zvërneci private!

“Projekti 4 miliardë euro”, Rama: Sazani është tokë publike, Zvërneci private!

June 1, 2026
“Ç’më duhet mua karrigia?”, projekti në Zvërnec, Rama: Si mund të jenë mediat greke aleatët tuaj për mjedisin?

“Ç’më duhet mua karrigia?”, projekti në Zvërnec, Rama: Si mund të jenë mediat greke aleatët tuaj për mjedisin?

June 1, 2026
Mbreti i Panairit

Rama Puth

June 1, 2026
Rama publikon shifrat: Muaji prill, rekord pozitiv për turizmin shqiptar

“Zvërneci”, Rama: Për herë të parë mendova largimin! Janë ditë të habitshme…

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In