Kryetari i ri i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian për edukimin dhe informimin për procest zgjedhore. Kreu i KQZ-së, Biba është shprehur me këtë komunitet se duhet të marrin pjesë në votime dhe të tregojnë rëndësinë e tyre me anë të votës.
‘’Jeni pasiv. Duhet të merrni pjesë në votime që të tregoni rëndësinë tuaj. Në momentin që keni votën në dorë atehërë jeni sovrani, jeni ju pushteti. Në momentin kur nuk ka pjesëmarrje, kur ka shitje të votës për një thes milli, atëherë askush nuk ju merr dot seriozisht’’ është shprehur Biba.
Ky komunitet është i njohur si mospjesmarrës në proceset zgjedhore.
ma.me