Kryetari i KQZ Denar Biba deklaron se zgjedhjet e 18 qershorit do të bëhen sepse në demokraci zgjedhjet nuk kanë pse shtyhen. Në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” për Ora Neës Biba pranoi se nëse opozita nuk merr pjesë nuk janë zgjedhje normale por procesi do të behet dhe zgjedhjet e pjesshme të Kavajës, më 7 maj do të jenë test.
“Nëse qytetarët do të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 7 majit atëherë kauza e opozitës nuk i ka përfshirë ata”.
Pjesë nga intervista
Kishit menduar se do ishit në krye të KQZ?
Biba: Jo domosdoshmërisht Komisioni është ëndrra ime përfundimtare profesionale, por në udhëtimin e një juristi KQZ është institucion shumë i rëndësishëm. Duke qenë nënëkryetar, një lloj dëshire për karrierë vjen natyrshëm.
Pati dakordësi nga PD.
Biba: Gjatë përjashtimeve në Komisonin e Ligjeve PD më kurseu. Marrëdhënia besoj të jetë e mirë, politika është e çuditshme në Shqipëri, nuk pres të jemi dashuri i asnjë partie, janë dashuri të dhimbshme. Do mundohem të jem avokati më i mirë i interesave të opozitës në KQZ. Në Shqipëri duke qene se pozicionet e palëve janë shumë antagoniste, çdo raport i OSBE për zgjedhjet në Shqipëri starton me shprehjen: Dhe këtë rradhë zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në kuadrin e një frymë antagoniste mes partive kryesore politike. E shikojnë veten jo si kundërshtare por si armike.
Situata politike, bojkoti i opozitës
Biba: KQZ është në një pozicion të vështirë. Nuk kemi shumë rrugë, ose të bëjmë zgjedhjet në 18 qershor, kutitë të çelen. Nga ana tjetër, ana morale, si mund të ketë zgjeshje pa opozitën? Opozita nuk mund të emërohet nga KQZ, se kush do jetë opozita e rradhës. Do ketë votime por nuk do ketë zgjedhje, nuk do ketë shumë për të zgjedhur. KQZ do bëjë çdo gjë që në 18 qershor të ketë proçes. Nëse do ketë pjesmarrje të konsideruar do të thotë që qytetarët e kanë dashur këtë proçes përtej çdo loje politike.
Shtyrje zgjedhjesh, ka precedent.
Biba: Në 2007 ka pasur një problem me certifikatat dhe u vendos me ligj. Ligji i kohës nuk përcaktonte afatet zgjedhore, kurse ligji aktual i përcakton. Zgjedhjet janë lënë me 18 qershor, mbetet për ta shtyrë deri në 30 qershor. Dikush mund të thotë pse jo në shtator. 30 shtatori nuk bëhe fjalë. Mund të shtyhet vetëm një javë, nuk ka pse, nuk fitohet asgjë. E vetmja mënyrë për ti shtyrë është ndryshimi i këtij ligji në parlament, kërkon 84 vota. Aktualisht nuk mund të ketë shtyrje nëse nuk ndryshohet ligji.
Kemi një afat të shkelur nga PD
Biba: PD dhe PR nuk kanë sjellë kandidaturat e tyre për komisionerë, gjë që detyroi KQZ të ftonte qytetarët për tu bërë anëtarë të KZAZ, përgjigjia ka qenë fenomale, na duhen 90 komisionerë kemi pasur përgjigje për mbi 200 qytetarë. Me patjetër kërkohet të jenë me arsim universitar, shumë prej tyre juristë. Sot do kishim bërë miratimin e tyre sikur tre kolegë të mi të mos kishin kërkuar shtyrjen e mbledhjes së sotme për ti verifikuar ata më tej, ashtu e vlerësuan dhe unë pozitivisht iu atashova asaj tresheje. Kërkuan të verifikokjnë anëshmërinë politike të tyre. Të hënën me patjetër do miratohen KZAZ. Përfaqësues të PS dhe qytetarë të angazhuar. Më datën 18 do të ketë proces.Qytetarët e mirë janë qenie politike, njerëz që interesohen për të ardhmen e vendit dhe nejrëz që shkojnë të votojnë. Nëse këta Komisionerë kanë ideal të tyre politik apo dëshira dhe vullnete që i shprehin ditën e zgjedhjeve nuk do të thotë që janë të papranueshëm, ideja është që të mos e shprehin në veprimtarinë tonë. Të jemi dhe të dukemi sa më shuëm të paanshëm. Po shkojmë drejt datës 18 dhe në 18 do kemi proçes.
Ilva Tare: A janë zgjedhje normale këto?
Denar Biba: Këto nuk janë zgjedhje normale, por këto janë zgjedhje
Zgjedhjet ne Kavaje
Denar Biba: Kavaja do të jetë një pararendëse e 18 qershorit. Nëse qytetarët do të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 7 majit atëherë kauza e opozitës nuk i ka përfshirë ata.
Për zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë, LSI nuk do të sjellë kandidat
Sistemi zgjedhor?
Denar Biba: Një proporcional kombëtar me prag të lartë do të ishte një sistem i mirë përkundrejt sistemit aktual që detyron me patjetër koalicione dhe nuk i krijon mundësi partive të masin peshën e tyre reale në elektorat por detyron që partitë ti bashkohen koalicionit
Po nëse PD futet në zgjedhje?
Biba: Rregullimi për të ftuar qytetarë nëse një parti politike largohet nga Komisonet është rregullim që e ka bërë PD në 2012 kur kishte frikë se do ta bojkotonte PS. Është valvul që shfryn. Marrëdhënia e KQZ me qytetarët që janë përgjigjur do jetë legale, do nënshkruajmë kontratë dhe në të do parashikohet që opozita do vijë me propozime për Komisionerë marrëdhënia e tyre do ndërpritet menjëherë por do paguhen deri në atë kohë.
Mund të ketë Komisionerë të kamufluar?
Biba: Kjo ishte frika e kolegëve, se mos kishte të tillë. Prandaj u bëra me ta. KQZ po ecën mbarë, kemi vendimarrje të plotë 7 anëtarëshe. Shpresoj që nuk do acarohet kush.Nuk është se kërkohen njerëz apolitikë, nuk ekzistojnë të tillë. Nuk kërkohet të bëhet vetting. Është një kërkesë e vazhdueshme e OSBE që të nisë depolitizimi i Komisioneve, është një qasje dhe e PS.
Ju bie telefoni nga politika?
Biba: Nuk e di.
A janë zgjedhje normale?
Biba: Këto nuk janë zgjedhje normale por janë zgjedhje.Rrota e demokracisë duhet të vazhdojë të rrotullohet.
Hapësirat e KQZ, opozita kërkon qeveri teknike. Nëse gjendet marrëveshja dhe vjen jashtë afaftit kohor, ka mundësi KQZ të shtyjë regjistrimin?
Biba: KQZ dhe anëtarët e tij nuk janë alienë. Lidhur me afatet, janë dy në legjislacion. Ka afate pas të cilave nuk lejohet më asnjë lloj gjëje dhe ka afate që sugjerojnë se mirë është të bëhet brenda këtij afati por nuk ka penalitete po u tejkalua. 10 prilli është afat sugjerues.
Por do të jetë problematike në rast se kjo marrëveshje do bëhet pasi të jetë prodhuar fleta e votimit, do duhet të hidhen. Ato nuk prodhohen në Shqipëri për shkak se kanë 5 elementë sigurie. Kërkon kohë objektive prodhimi i fletës. Ai material është shmë lekë dhe do duhet kohë tjetër për të prodhuar një fletë tjetër me përmbatje të re ku do jenë edhe kandidaturat e opozitës.
Zgjedhjet në Kavajë, mund të shtyhen?
Biba: Në zgjedhjet në Kavajë me gjasë do jetë kandidati i së majtës. Kavaja është paratest. Në rast se qytetarët do marrin pjesë masisvisht në zgjedhjet e 7 majit do të thotë që kauza e opozitës nuk i ka përfshirë. Partitë konsiderohen të regjistruara, kandidatët duhet ti sjellin brenda datës 2 prill. Për zgjedhjet lokale të pjesshme regjistrohet vetëm kandidati. Edhe kandidati fitues do ketë mandatin deri në 2019. LSI është pjesë e aleancës së majtë, është e regjistruar.
10 ditë para përfundimit të afatit të Komisionit zgjedhor, keni besim se mund të ndodhin ndryshimet?
Biba: KQZ prej kohësh bashkëpunon me të gjitha strukturat ndërkombëtare, kemi ndërtuar grupin ndërkombëtar për zgjedhjet, flasim në takime të përmuajshme. Një vit përpara kam vënë një bast që nuk do ketë reformë zgjedhore, më vjen keq që po e fitoj atë bast. Ishte intuitë e bazuar mbi gjithçka kuptoja. Fryma negative ndihej që në atë kohë, asnjë nga partitë e mëdha nuk kërkonbte ndryshim sistemi. Sistemi aktual nuk është më i përkryeri që vlen për një vend të vogël si Shqipëria. 3 milion votues dhe një Shqipëri e ndarë në 12 qarqe nuk besoj se është sistemi më i përkryer.