Yevgeni Prigozhin ka mbetur i vdekur pas një aksidenti ajror me një avion privat në zonën Tver Oblast të Rusisë, sipas Agjencisë Federale Ruse për Transportin Ajror.
Lajmin e kanë publikuar edhe dy prej transmetuesve kryesorë në Rusi, gazetat Tass dhe Kommersant.
Agjencia ruse e lajmeve TASS ka raportuar se 10 persona janë vrarë pasi një avion privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës.
Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin raportohet se ka qenë në bordin e avionit të rrëzuar.
Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe qeverisë ruse në qershor, por që përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje./m.j
https://www.bbc.com/news/world-europe-66599733
https://news.sky.com/story/ten-killed-in-private-jet-crash-north-of-moscow-wagner-leader-yevgeny-prigozhin-on-passenger-list-12946006











