Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka ftuar veteranët e UÇK’së që të bashkëpunojnë me drejtësinë.Ai ka thënë se Gjykata Speciale është raciste, por për të mirën e shtetit duhet të bashkëpunohet me këtë institucion.
Megjithatë, Gucati nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizimit të protestave për ta kundërshtuar këtë gjykatë.
“Por, për momentin, rruga dhe protesta nuk na konvenojnë”, ka thënë ai për “Epoka e re”.“Mirëpo, çdokush duhet ta dijë se edhe durimi i veteranëve e ka një fund”, ka shtuar Gucati.
Ai ka treguar se OVLUÇK’ja është e informuar nga Ministria e Drejtësisë për krejt procesin. (b.an)