• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kreu i Transportit Rrugor: Kontroll i rreptë, 150 mijë mjete futen në Maj në kontroll teknik

by Java News
15/05/2021 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që pritet nga dita në ditë të rinisë punën shërbimi i kolaudimit, të tjera detaje zbulohen mbi mënyrën se si do të kryhet kontrolli, tanimë në duart e shtetit.

Në një bisedë për “A2CNN”, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, foli për një vit të vështirë për shkak të mosmarrjes ende të shërbimit, teksa premtoi krijimin e një sistemi model dhe kontroll më të imtësishëm për sigurinë rrugore. Puna pritet të nisë shumë shpejt me mjetet që përdoren për shërbim publik, ndërsa lajmi i mirë është që makinat e tjera do të kenë edhe një vit shtesë për t’u paraqitur në kontroll teknik, por me kushte të reja.

“Ne nuk e kemi marrë ende shërbimin dhe ky është një 6-mujor që po e vuajmë. Një pjesë e mjeteve janë pa kolaudim në rrugë. Kemi një paketë të rëndësishme për vendin, sigurinë rrugore. Shërbimi tashmë është kthyer shtetëror dhe ky është një besim dhe bashkëpunim i shërbimit me qytetarët, për një nivel të lartë përgjegjësie.

Është inxhinieruar gjithë sistemi. Nuk do ketë vonesa e letra bakalli. Janë të gjitha në një sistem që shërbimi të jetë model”, theksoi Gonxhe, teksa shtoi se aksidentet në zonat urbane dhe aksidentet me përfshirje këmbësorësh janë dy pikat ku vendi ynë është më keq sa i takon sigurisë rrugore.

Duke e konsideruar shërbimin e koncesionarit të cekët sa i takon kolaudimit të mjeteve, Gonxhe njoftoi se flota në rrugë është në gjendje shumë të keqe për shkak të këtij shërbimi. Ai solli shembullin e një rasti kolaudimi ku me një palë goma janë kolauduar 7 kamionë dhe theksoi se sistemi i kontrollit do të jetë më i rreptë, si dhe do të ketë grupe kontrolli. Gonxhe shtoi se kanë evidentuara mjetet me probleme dhe i kanë futur në një listë të zezë.

“Shërbimi i automjeteve duhet të jetë më i thellë, më parë bëhej më i cekët dhe prandaj kemi atë gjendje sot në rrugë dhe sistemi i kontrollit ka kohën e vet. Flota në rrugë është në gjendje jo të mirë. Tashmë do të kemi çdo 2 vjet kontroll. Përgjegjësia jonë si do të vijë disiplinimi. Kemi ngritur task-forcë. Kemi 6 muaj që kemi evidentuar mjete me probleme, si ato publike të transportit të udhëtarëve dhe automjete civile, janë fotografuar. Alarmi ynë ka qenë për ndotjen dhe për mjete që kanë qenë jashtë çdo lloj standardi.

Mos të flasim për sisteme pamore ndriçim e goma”. Për Gonxhen, përgjegjësia duhet të fillojë nga individi, por tha se kompanitë e transportit qofshin publike apo private duhet të ndajnë fonde të veçanta për riparimin e mjeteve. Ai tha se pikat e kolaudimit nuk do të ndryshojnë, por rezervimi do të bëhet online, ndërsa do të punohet edhe me sportele. Makinat e reja, shtoi ai, nuk do të kolaudohen në 3 vitet e para, ndërsa taksa dhe siguracioni do të paguhen çdo vit.

Next Post
“Edhe politika në karantinë”, Muç Nano mbyll emisionin dhe jep një mesazh: Debatet janë virus

Nuk është çështje islamofobie, është çështje kombi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In