• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i SHISH, Ajazi: Llallën e informova me gojë për përgjuesin, Ramën nuk e takova

by Java News
18/05/2016 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Informimi gojarisht i Prokurorit Llalla nga Visho Ajazi duket se kanë nxehur debatin në Komisionin e Sigurisë. Sipas deputetëve socialistë, kryeministri Rama është shmangur nga SHISH duke mos e informuar në lidhje me ekzistencën e pajisjes IMSI-Catcher.

Fillismisht, Visho Ajazi Lika ka kërkuar që punimet të bëhen me dyer të mbyllura, pasi prekin sigurinë kombëtare, por kjo ka shkaktuar debate mes palëve.

Deputeti Paulin Sterkaj kërkoi që Ajazi të fliste hapur për publikun, pasi sipas tij, SHISH nuk i kërkohet të thotë se çfarë është thënë në telefonata, por a ka pasur apo jo përgjim.

Në fjalën e tij, Kreu i SHISH Vishjo Ajazi tha se është informuar për një pajisje, e cila kishte hyrë në territorin shqiptar dy muaj më parë dhe se është vendosur në Vlorë. Ajazi tha se në dijeninë e SHISH është fakti se pajisja kishte ardhur për qëllime trajnimi dhe se në tagrin e tyre nuk ka qenë detyra për të zbuluar nëse pajisja është përdorur për përgjime. Kreu i SHISH pranoi se nuk e ka pare pajisjen, dhe se Prokurori i Pergjithshem eshte informuar me goje.

“E kam ndarë me gojë me prokurorin e Përgjithshëm. Është praktikë botërore që jo gjithçka shkruhet. Unë nuk e mora me shkrim informacionin, prandaj edhe nuk ia çova me shkrim prokurorit të Përgjithshëm. Presidenti më kërkoi që të raportoja për atë që dija dhe këtë kam bërë. Me ministrin e Brendshem nuk kam komunikuar. Sa i përket Kryeministrit, nuk e informova.  Ai ishte informacion i pakonfirmuar dhe nuk mund ta informoja kryeministrin për një informacion të pakonfirmuar” – tha Visho Ajazi. Për asnjë moment ne nuk jemi interesuar të dimë sesi është përdoru kjo pajisje… i vetmi informacion që kishim ishte pajisja kishte hyrë në shqipëri, ishte në një ambient trajnimi dhe përdorej nga policia italiane për policinë shqiptare. Nuk kemi asnjë informacion se kush është përgjuar… është prokuroria e përgjithshme ajo që përcakton nëse është përgjuar apo jo dikush.”– tha kreu i SHISH.

Debatet:

Keltis Kruja:Kjo pajisje ka hyrë e paregjistruar dhe me kapacitetin që kjo pajisje ka, sic thatë ju, mund të kryejë të gjitha funksionet… në këto kushte, a përbën kjo një kërcënim të sigurisë kombëtare?

Visho Ajazi: Një pajisje e tillë, nëse është në funksione aktive, të gjithë drejtuesit janë në rrezik apo vulnerabël për tu përgjuar, por vetëm nëse kjo pajisje është e përditësuar.

Sa për punën nëse kjo pajisje ka hyrë e paregjistruar, kjo mbetet në tagrin e prokurorisë për tu vërteuar.

Pjerin Ndreu: Një informacion që nuk shkruhet dhe transmetohet gojarisht nuk është fakt! Nëse drejtuesi i Shërbimi informativ vjen e thotë që është detyrë e Prokurorisë që të informojë Ministrin dhe Kryeministrin kjo është gafë! Nëse drejtuesi i shërvbimit thotë se rrezikohet siguria kombëtare dhe nuk informon kryeministrin, kjo është për mua një tymnajë. Të na thotë se përse kryeministri është lëna jashtë!

Noka: Ne nuk e kemi thirrur kreun e shërbimit për ta vënë në gjykime, analize apo çështje të ditës. Gjykime dhe analiza këtu nuk bëhen, ajo është një fazë e mëvonshme.

Luan Rama: Juve thatë në parashtresë se patët një informacion se në Vlorë është instaluar një pajisje në një ambient trajnimi. Mund të na thoni, ambienti ishte privat puiblik, mjedis policor apo ku di unë se çfarë. Pyetja e dytë, duke qenë se e kuptoj dhe e konfirmoj faktin se është një praktikë pune shkëmbimi dhe komunikimi i informacioneve… nuk shoh ndonjë problem që keni ndarë informacion në mënyrë gojore me Prokurorin, por, më pas keni patur komunikime të tjera me kryeprokurorin?!

Tek Presidenti keni shkuar me të njëjtën njohje apo keni patur më shumë informacione të detajuara për këtë çështje?! Në bazë të ligji të SHISH, kryeministri është ligjërisht drejtuesi i këtij shërbimi! Epror tuajin keni kryeministrin në bazë të ligjit. Pas takimit me Kryeprokurorin dhe presidentin, nuk e çmuat që do duhet të informonit dhe Kryeministrin?!

Ajazi: Lidhur me pyetjen tuaj për ambientet e trajnimit nuk kam informacion dhe pas ndarjes së informacionit me kryeprokuroin unë nuk kam marrë më informacion.

Lidhur me a kemi folur përëri me prkuroin e përgjithshëm, sigurisht kam folur. Procedurialisht ne përjashtohemi kur prkuroria merr cështjen.

Tek Presidenti republikës kam informuar në të njëjtën kohë me Kryeprokurorin.

Informacionin e kisha të pakonfirmuar nga dy burime dhe nuk mund ta informoja Kryeministrin. Pastaj sic ju thashë këtë cështje e mori prkuroria në dorë.

AJAZI: Kam folur me Prokurorin e Përgjithshmë dhe më pas jam pyetur nga Presidenti i Republikës se cfarë kam folur me Prokurorin e Përgjithshëm. Me ministrin e Brendshëm jo nuk kam folur. Kam për detyrë të informoj vetëm prokurorin e përgjithshëm.

ASLLAN DOGJANI: Në dijeninë tuaj punonjësit e policisë që qenkan trajnuar me këtë pajisje, a është e drejtë të trajnohen punonjësit e policisë për këtë pajisje përgjuese? Kush e ka tagrin?

VISHO AJAZI: Kjo është një pajisje e cila është e domosdoshme për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit. Do të ishim të privilegjuar ta kishim një pajisje të tillë. Nuk shikoj asnjë problem as me trajnimin as me përdorimin e saj për sa kohë ky përdorim është në zbatim të ligjit. Asnjë nga punonjësit e shërbimit nuk ka patur kontakt me këtë pajisje. A përdoret për përgjim, në internet ka plot informacione. A ka të drejtë ministri i Brendshëm për përgjimet, është jashtë tagrit tonë dhe nuk kam përgjigje për këtë.

QEFALIA: Ju keni detyrim ligjor për të informuar dhe kryeministrin, cila është arsyeja që nuk e keni informuar drejtpërdrejt kryeministrin?

VISHO AJAZI: Duke informuar prokurorin e përgjithshëm që është përgjegjës, unë e kreva detyrën time. Ai nuk ishte informacion i konfirmuar dhe prandaj nuk mund të informoja kryeministrin. Besoj se do ishte në tagrin e prokurorit për të informuar organet superiore.

javanews/ a.k

Next Post

Nuk do ta besoni se kush i ka propozuar për martesë Xhesikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com