• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kreu i Shërbimit Zjarrfikës: Teatri është jashtë çdo kushti teknik për mbrojtjen nga zjarri, të mbyllet

by Java News
18/06/2018 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Godina aktuale e Teatrit Kombëtarë është tërësisht jashtë funksionit dhe nuk përmbushasnjë nga kushtet e mbrojtjes nga zjarri, duke u kthyer në një rrezik për jetën e vet aktorëve ashtu edhe të spektatorëve. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, duke folur sot në dëgjesën e organizuar nga Bashkia e Tiranës për projektin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar dhe rivitalizimin e zonës përreth tij, bëri një përmbledhje të të gjitha inspektimeve që ky shërbim ka bërë për disa vite me radhë në këtë godinë, duke theksuar se ajo nuk plotëson asnjë nga kushtet që kërkon ligji për sigurinë nga zjarri.

“Nga ana e sektorit të drejtorisë së shërbimit tonë janë bërë kontrolle të ndryshme në godinën e Teatrin Kombëtar ku janë vënë re shkelje të ndryshme e shumë të rënda për ekzistencën e godinës që për fat të keq janë ekzistente edhe në ditët e sotme. Kontrollet kanë filluar shumë kohë më parë . Nga raportet tona kemi që në  2001-2002 në këtë institucion nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Zjarrfikës në Ministrinë e Brendshme është lënë një akt – kontroll bllokimi për aktivitetin e këtij institucioni. Në këtë vit është kërkuar që ky institucion të bllokohet të mos vijojë më aktivitetin.

Pavarësisht kësaj, duke u nisur edhe nga marrëdhëniet ndërinstitcionale ky institucion ka vijuar aktivitetin por paralel me këto edhe inspektimet nga ana jonë nuk kanë munguar. Kemi bërë inspektime thelbësore dhe tërësisht të objektit në 2014 ku kemi lënë detyra për përmirësimin e situatës. Kanë vijuar edhe në kohët më pas, kemi bërë inspektimin e gjithë mbrojtjes nga zjarri ku vihen re mangësi të theksuar”, tha Goxhaj.

Ai renditi një sërë mangësish që në tërësinë e tyre konstatojnë rrezikun që mbart godina aktuale e Teatrit Kombëtar për shkak se nuk disponon shumicën e kushteve për mbrojtjen dhe evakuimin e njerëzve në rast të rënies së zjarrit.

“Rezervat ujore dhe pompat e furnizimit me ujë mungojnë. Sistemi i diktim sinjalizimit dhe shpëtimit nga zjarri mungon. Sistemi elektrik është jashtë kushteve teknike. Një shkëndijë elektrike mund të shkaktojë zjarr në gjithë godinën. Daljet e emergjencës thuajse mungojnë fare. Duhen minimalisht 6 dalje emergjente ndërkohë që funksionojnë një ose dy. Tavanet e objektit janë të pasigurta e të çara për qëndrimin e spektatorëve. Rrugët e kalimit janë jashtë kushteve teknike. Edhe në kushtet normale lëvizhshmëria është problematike. Nuk kemi sistem që të pastrojë ambientin nga tymrat. Mungon sistemi i aspirimit për rastet emergjencës.

Punishtja e përpunimit të drurit është jasdhtë kushteve teknike, nuk ka masa kundër zjarrit. Në kushtet ku jemi operohet me fikse zjarri dore 6 kg. Gjithashtu edhe sinjalistikat, tabelat e emergjencës thuajse mungojnë tërësisht”, theksoi Goxhaj.

Për të gjitha këto arsye, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës këmbënguli se godina nga ana e plotësimit të kushteve dhe masave kundër zjarrit nuk duhet të funksionojë, pasi përbënë një rrezik permanent për komunitetin e artistëve që luajnë në skenë dhe spektatorët që i ndjekin shfaqjet e tyre. “Për mendimin tonë kjo godinë është jashtë funksionit megjithatë që kjo godinë të vazhdojë aktivitetin jemi përqendruar me fikëse dore, kur ka aktivitete kemi lënë në dispozicion një zjarrfikëse.

Në kushtet për mbrojtjen nga zjarri kjo godinë nuk duhet të funksionojë, është thënë 15-16 vite më parë. Mungon një perde antizjarr. Masat e mbrojtjes nga zjarri mendoj që është jashtë funksionit dhe në çdo moment është objekt që duhet të ndalojë aktivitetin”, u shpreh Goxhaj.

a.ç

Next Post
Manastirliu: Këtë vit rindërtojmë 11 Qendra Shëndetësore në Fier

Manastirliu: Këtë vit rindërtojmë 11 Qendra Shëndetësore në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 11, 2026
Mediat në Shqipëri kapin rekordin e 72 milionë eurove, dominojnë televizionet, por ka edhe 748 portale

Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat

September 11, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

September 11, 2026
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

Shteti i leshit dhe Republika e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

September 11, 2026
Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

September 11, 2026
PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

September 11, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Elon Musk i shpall luftë dokumentarit për jetën e tij, avokati kërcënon producentët me gjyq

September 11, 2026
Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com