• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kreu i “Shell” paralajmëron: Kriza energjetike në Europë do të zgjasë më shumë sesa një dimër

by A R
30/08/2022 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Shell”, Ben van Beurden, ka paralajmëruar se Europa mund të ketë nevojë të kufizojë nevojat energjetike për disa vite, pasi kriza parashikohet se do të zgjasë me shumë sesa një dimër.

Ky parashikim nga kreu i kompanisë më të madhe të naftës dhe gazit në Europë, vjen pas reduktimit të ndjeshëm të furnizimeve të gazit rus, çka solli një rritje rekord të çmimit të gazit në vendet europiane, duke kërcënuar të zhysë ekonominë e kontinentit në një recesion të thellë.

Kjo krizë do të testonte “solidaritetin” midis vendeve anëtare të BE-së, pasi qeveritë u detyruan të vendosnin se si të mbanin industritë kryesore në këmbë, tha Van Beurden të hënën, ndërsa rajoni përgatitet për një të ardhme pa gazin rus.

“Mund të kemi një sërë dimrash ku do na duhet të gjejmë zgjidhje përmes kursimeve efikase dhe gjetjes shumë të shpejtë të alternativave,” tha ai. “Mendimet se kjo do të jetë disi e lehtë, ose do të përfundojë, janë një fantazi që duhet ta lëmë mënjanë.”

Çmimi standard i gazit në Europë u rrit me pothuajse një të tretën javën e kaluar, duke shënuar më shumë se 343 euro për megavat orë të premten. Ky është një çmim tridhjetë herë më i lartë se dy vite më parë dhe dhjetë herë më shumë se ai aktual në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Paralajmërimi i Ben van Beurden, u mbështet edhe nga drejtori ekzekutiv i “TotalEnergies” Patrick Pouyanne.

“Këshilla ime për qeveritë dhe politikanët europianë është që ju duhet të mendoni pa gazin rus dhe nëse mendoni pa të, ne do t’ia dalim,” tha ai.

/a.r

Next Post
Del FOTO e Besnik Pjetrit, autorit të dyshuar të vrasjes së babë e bir në Lezhë

Del FOTO e Besnik Pjetrit, autorit të dyshuar të vrasjes së babë e bir në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

March 1, 2026
Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

March 1, 2026
Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

March 1, 2026
“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

March 1, 2026
Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

March 1, 2026
“Do të ishte figura ideale”, Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës

“Do të ishte figura ideale”, Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës

March 1, 2026
Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

March 1, 2026
Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

March 1, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

March 1, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In