Ndryshime në policinë e Tiranës. Pas pezullimit nga detyra të kryekomisar Bujar Mehmetaj për ndërtimet pa leje në komisariatin nr. 1 emërohet Petrit Hala.
Ky i fundit deri tani mbante detyrën e shefit të komisariatit nr. 4. Luan Hyseni emërohet shef i komisariatit nr. 4.
Kreu i policise, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije ngritjen e këshillit të emërtesës, ku do të vendoset për promovimet në detyrë.
/s.f