• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kreu i Pentagonit ultimatum Turqisë: Ndalni sulmet ndaj kurdëve, luftoni ISIS

by A R
31/08/2016 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter ka kërkuar nga Turqia dhe kurdët që të fokusojnë luftën e tyre tek armiku i përbashkët, “Shteti Islamik”. Turqia i qëndron pozicionit të saj.

Uashingtoni rrit presionin ndaj Turqisë dhe kurdëve të Sirisë për të luftuar armikun e përbashkët, “Shtetin Islamik”, në vend që të luftojnë njëri-tjetrin.

Kreu i Pentagonit, Ashton Cartet u shpreh në Uashington se kjo është “baza” e bashkëpunimit të SHBA-së me palët në konflikt.

Ato nuk duhet të luftojnë “njëra-tjetrën”, por duhet ta përqëndrojnë luftën e tyre tek milicët xhihadistë, tha Carter. “I kemi bërë thirrje Turqisë që të mbesë e fokusuar në luftën kundër IS, dhe jo tek forcat siriane të mbrojtes, kemi pasur një sërë kontaktesh në ditët e fundit, shumë të rëndësishme.

Po qe se forcat turke “mbeten aty ku janë”, pra në afërsi të kufirit të vet, dhe milicët kurdë sirianë tërhiqen në zonën në lindje të Eufratit, atëherë mund të mënjanohet një konflikt, tha Carter. SHBA mbështesin si njësitë e mbrojtjes kurde, YPG edhe Turqinë në luftën kundër “Shtetit Islamik”. “Këto luftime janë të papranueshme”, tha edhe zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

Deutschland Treffen der Verteidigungsminister der Allianz im Kampf gegen ISKreu i Pentagonit, Ashton Carter

Frika nga një shtet kurd

Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus konfirmoi për televizionin, NTV, se një nga objektivat më të rëndësishme të ofensivës turke është të pengojë krijimin e një korridori të kontrolluar nga ushtarët e YPG-së, që shtrihet nga Iraku deri në kufi me Detin Mesdhe. “Po qe se kjo ndodh, atëherë Siria është e ndarë”. Por operacione të tilla të pakoordinuara i japin ndihmë vetëm të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, që mund të tërhiqet dhe të riformohet për akte të tjera terrori, tha zëdhënësi i Pentagonit, Cook.

Turqia kërkon që YPG të tërhiqet pas lumit Eufrat, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Por kjo ka ndodhur ndërkohë është kundërpërgjigjur, kreu i Pentagonit, Ashton Carter. Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden në vizitën e fundit në Turqi siguroi se SHBA ua ka bërë të qartë milicëve kurdë se nuk do t’i mbështesë më, nëse ata nuk tërhiqen nga zona kufitare deri pas Eufratit./DW/a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

November 28, 2026
Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës

Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës

November 28, 2026
Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

November 28, 2026
PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

November 28, 2026
Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

November 28, 2026
U raportua fluks i lartë kërkesash, vetëm 59% e të regjistruarve morën pjesë në konkursin për Mjekësinë e Përgjithshme

Skema KAYO propozohet dhe në Shëndetësi, “MedAL” hidhet për konsultim publik

November 28, 2026
NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

November 28, 2026
VIDEO / 114 vjet Pavarësi, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Vlorë! Të pranishëm edhe Presidentët

VIDEO / 114 vjet Pavarësi, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Vlorë! Të pranishëm edhe Presidentët

November 28, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tkurrja elektorale e partive aktuale dhe partitë e reja

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In