• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kreu i PE Schulz: Përgjegjësit për Brexit janë konservatorët, Britania të dalë sa më parë

by Java News
06/07/2016 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shpresoja dhe besoja në një fitore të krahut “Remain” në referendumin britanik dhe rezultati final më ka habitur dhe trishtuar njëkohësisht”.

Me këto fjalë presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz shpreh zhgënjimin por edhe irritimin e tij me klasën politike britanike.

“Mirë tha presidenti i Komisionit, Juncker: të mos habitemi nëse votuesit nuk marrin seriozisht atë që nga e hëna deri të shtunën kritikon ashpër BE-në dhe të dielën shprehet euro-entuziast”, ka thënë Schulz në një intervistë për “ANSA”.

Sipas tij, “përgjegjësia kryesore për atë që ndodhi është partia konservatore”.

“Partia që dikur ishte e Winston Churchill dhe e Benjamin Disraeli ka vendosur interesin e saj personal përpara atij të vendit. Cameron, Johnson dhe Gove krijuan mjetet për të konsumuar ambicjet e tyre personale”, ka thënë Schulz.

Ai ka theksuar se tashmë Bashkimi Europian ka shumë çështje me të cilat duhet të përballet me urgjencë.

“Që nga lufta kundër terrorizmit e deri tek kriza e refugjatëve; nga reforma e qeverisjes ekonomike tek përforcimi ekonomik e monetar i Unionit; tek ringjallja e tregut të brendshëm për shembull në sektorin dixhital dhe atë të kapitaleve. Qytetarët kërkojnë garanci, jo negociata të cilave nuk u duket ende fillimi e jo më fundi”, ka vijuar Schulz.

Ndonëse shprehet kundër një linje të ashpër, presidenti i PE thekson se Britanisë i duhet dhënë një mesazh i qartë.

“Pasiguria që rëndon mbi ekonominë reale duhet të reduktohet sa më parë të jetë e mundur. Bashkimi Europian duhet të mbrojë interesat e qytetarëve të tij, ashtu sikurse do të bëjë Mbretëria e Bashkuar. Mbështetësit e “Leave” premtuan të gjitha përfitimet e të qenit brenda Unionit pa asnjë detyrim. Negociatat do të tregojnë se nuk mund të jetë kështu”, ka shtuar Schulz./tch/a.k

Next Post

Rivitalizimi i Tregu të vjetër të Korçës/ Qeveria i jep 58 milion lekë grante bizneseve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In