• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kreu i PDK/ Krasniqi akuza Kurtit: E tmerrshme, ka prishur marrëdhëniet me aleatët e Shqipërinë

by Java News
20/06/2023 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike në Kosovë Memli Krasniqi ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania ku ndër të tjera komentoi marrëdhëniet që Kosova ka në këto momente me ndërkombëtarët.

Ai tha se mungesa e gjithë ambasadorëve në ceremoninë e realizuar në ditën e çlirimit ishte tregues i marrëdhënieve të tensionuara që Kosova ka me vendet më të rëndësishme për Kosovën dhe botën.

“Po marr një shembull simbolik, në pritjen zyrtare që organizon për ditën e çlirimit, presidentja, kryeministri dhe drejtori i kuvendit, nuk morën pjesë dhe e bojkotuan të gjithë ambasadorët e shteteve të QUINT-it. Është hera e parë që ndodh kjo.

Kjo është e tmerrshme! Kjo është ajo që përshkruan më së miri se çfarë mendimi kanë ambasadorët dhe ambasadat e shteteve më të rëndësishme për Kosovën në raport me këtë qeveri dhe me këto institucione.

Të mos flasim që ka pasur edhe deklarime publike të përfaqësuesve të lartë të shteteve të QUINT-it në raport me këtë qeveri. Tashmë ka pasur edhe ndëshkime, nga anulimi i mbledhjeve që lidhen me procesin e stabilizim-asociimit nga ana e BE-së e deri te anulimi i vizitave bilaterale nga ana e SHBA-së dhe deri te ajo që është më e rënda, përjashtimi i ushtrisë së Kosovës nga stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s në rajon “Defender 2023”. Pra kemi një qeveri që ka hyrë në një kurs konfrontimi që asnjë të mirë nuk mund t’i sjellë Kosovës”,-tha Krasniqi.

Më tej ai ka komentuar edhe heqjen e licencës së televizionit Klan Kosova: “Vetëm udhëheqësit që kanë karakteristika autoritare dhe diktatoriale i luftojnë mediat në këtë mënyrë. Ka qenë e pabesueshme. Unë nuk e kam besuar kurrë që mund të vinte një moment që Kosova të kërkonte t’i mbyllte gojën një medie të lirë”,-tha Memli Krasniqi për Euronews Albania./m.j

Next Post
Kuqezinjtë kërkojnë suksesin në Ishujt Faroe, publikohet formacioni i zgjedhur nga Sylvinho

Kuqezinjtë kërkojnë suksesin në Ishujt Faroe, publikohet formacioni i zgjedhur nga Sylvinho

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

February 10, 2026
Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

February 10, 2026
Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

February 10, 2026
Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

February 10, 2026
Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, ja çfarë pritet të ndodhë pas paralajmërimit të Edi Ramës

Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, ja çfarë pritet të ndodhë pas paralajmërimit të Edi Ramës

February 10, 2026
Koçiu: Forcimi i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese, përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

Koçiu: Forcimi i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese, përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

February 10, 2026
Politikat e shpërblimit të punonjësve të bankave, BSH propozon ndryshime

BSH: Kreditë me probleme në nivelin më të ulët

February 10, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

February 10, 2026
Eurostat: Të rinjtë kryesojnë përdorimin e mjeteve të IA në BE

Eurostat: Të rinjtë kryesojnë përdorimin e mjeteve të IA në BE

February 10, 2026
Rendi botëror i Trump varet mbi Europën! Konferenca e sigurisë në Mynih, grindjet, lufta dhe paqja

Rendi botëror i Trump varet mbi Europën! Konferenca e sigurisë në Mynih, grindjet, lufta dhe paqja

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In