Kryetari i Partisë Demokratike në Lushnje është treguar tepër i ashpër në qendrimet e tij me disa nga drejtuesit e PD-së. Duke folur për gazetën Sot, ai thotë se ata që drejtojnë tani PD-në, i ka bërë me lekë Berisha.
Pasi u bënë me lekë, ai thotë se ata lanë gratë dhe gjetën dashnore. Sipas Myslim Murrizit, nuk mund të drejtojnë partinë dhe të bëjnë analiza këta persona.
“Politika është vendore, ka thënë Xhefersoni, politika nuk bëhet në kafe. Ata që gjoja marrin vendime sot, nuk i lidh gjë me PDnë. Pjesa dërrmuese nuk dinë si kërkohet vota. Unë kam qenë deputet në vitin 1997, 16 deputetë kemi qenë në opozitën e atëhershme. Këta që bëjnë sot bërrbërr, kanë qenë të gjithë refugjatë. Këta që ndajnë gratë dhe marrin dashnore, nuk më bie mendja mua. Këta i mori në qafë Berisha, se i bëri me lekë në pushtet, dhe i lanë të gjithë gratë dhe zunë dashnore. Nuk e keni dëgjuar ju se disa sa u bënë ministra, lanë gratë? Lanë gratë e morën kurvat,” – tha Murrizi për gazetën Sot.









