• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i Parlamentit Europian: Kemi qenë të qartë! Pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

by A R
15/10/2019 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u takuan sot pasdite në Bruksel me Presidentin e Parlamentit Europian, David-Maria Sassoli.

Kryeparlamentari Ruçi e falenderoi Presidentin Sassoli për mbështetjen e Parlamentit Europian dhe atij personalisht për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe për çeljen e negociatave.

Ruçi e informoi Presidentin Sassoli për arritjet e Shqipërisë  në përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit dhe Këshillit Europian për priroritetet kyçe dhe kërkoi mbështetje në këto ditë vendimtare për Shqipërinë dhe rajonin.

“Reforma në drejtësi po ecën me sukses dhe në muajt e ardhshëm do të bëhen funksionale edhe organet e reja të sistemit të drejtësisë. Korrupsionin dhe krimin e organizuar e luftojmë me ligje më të ashpra dhe jo me retorika. Ne kemi vetëm një plan A për destinacionin tonë dhe ai është BE.Shqipëria kërkon çeljen e negociatave sepse i meriton ato dhe do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në”, tha Ruçi.

Presidenti Sassoli e falenderoi Kryeparlamentarin Ruçi për informacionin e detajuar dhe shprehu mbështetjen e plotë të Parlamentit Europian për hapjen e negociatave.

“Parlamenti Europian është i qartë në qëndrimet e tij sepse jemi shumë të kënaqur nga përparimi i Shqipërisë. Unë do t’i drejtohem mbledhjes së Këshillit Europian me prezantimin e qëndrimit të Parlamentit Europian pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Destinacioni i Shqipërisë është i qartë dhe i shkruar: Bashkimi Europian. Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është me rëndësi strategjike  dhe një stimul për gjithë Ballkanin Perëndimor”, theksoi Presidenti i Parlamentit Europian Sassoli.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe  Taulant Balla u takuan edhe me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian David McAllister,  me të cilin u bisedua mbi bashkëpunimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian me Shqipërinë, duke u fokusuar në qëndrimet e përbashkëta në politikën e jashtme, bashkëpunimin rajonal e më gjerë.

/a.r

Next Post
Batutat e Ramës me Conten: Ne duam të martohemi me BE, britanikët duan divorcin

Batutat e Ramës me Conten: Ne duam të martohemi me BE, britanikët duan divorcin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Hashim Thaçin bashkë me Hill të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

September 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Deklarata e fortë e Blushit: Thaçi u bë kurban, Kosova shpëton vetëm duke u bashkuar me Shqipërinë

September 21, 2026
“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

September 21, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Një javë “rock”… Nga lajmet e mira te zhgënjimet, ja çfarë sjell Hëna e Plotë sipas Meri Shehut

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com