• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i Krimeve të Rënda letër policisë gjyqësore: Dua dosjet me emrat e “peshqve të mëdhenj”!

by Java News
29/07/2018 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur ka mbushur dy muaj në krye të Krimeve të Rënda , Donika Prela kërkon të informohet se cilët janë peshqit e mëdhenj dhe peshqit e vegjël që po hetohen brenda godinës së qelqtë. Përmes këtij urdhri të firmosur në datën 20 korrik , Prela kërkon që brenda ditës të informohet me shkrim nga çdo oficer i policisë gjyqësore për dosjet dhe emrat e shtetasve që janë nën hetim si edhe për veprën për çfarë po hetohen.

Por kërkesa e paprecedente përcjellë 14 oficerëve ka anashkaluar prokurorët që janë zot të dosjeve dhe që për shkak të ligjit gjatë hetimeve janë të pavarur nga vullneti i eprorit. Shmangia e prokurorëve nga shefja e re që vjen nga akuza e Durrësit ndodh edhe për shkak të marrëdhënieve të ngrira me vartësit, ashtu si ka ndodhur edhe më herët kur në krye të Krimeve është vendosur një drejtues jashtë radhëve të prokurorëve për krimet e rënda. Paralelisht me këtë urdhër Donika Prela u ka ndryshuar prokurorëve njerëzit me të cilët ata punojnë që janë oficerët e policisë gjyqësore.

Reforma në drejtësi garanton pavarësinë e prokurorit nga shefi. Por megjithë ligjin, drejtuesja e re e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka ambiciet e një “Big Brother”. Një urdhër i dytë verbal tregon dëshirën e kryeprokurores për të kontrolluar e vëzhguar gjithçka. Pas veprimit për të vendosur nën kontroll oficerët e policisë gjyqësore, zonja e akuzës ju kërkon sekretarëve që ta vënë në dijeni për çdo shkresë dhe korrespodencë me prokurorët. Diçka e tillë nuk ka ndodhur edhe atëherë kur prokuroria ishte e centralizuar .

Nga ana tjetër Prela ju ka besuar sektorët kundër korrupsionit dhe trafiqeve, dy prokurorëve Gentian Osmani dhe Anton Martini, të cilët edhe me paraardhësit kanë mbajtur detyra drejtuese. Krimet e Rënda nuk u kanë dhënë ende drejtim dosjeve të forta, sikurse ajo e Saimir Tahirit, për të cilin janë zgjatur edhe tre muaj afatet hetimore, çështja e 3.4 milionë eurove të sekuestruara në portin e Durrësit, dosja e 613 kilogramë kokaine të bllokuar po në Durrës si edhe dëshmia e Albert Veliut, i quajtur ndryshe “Dëshmitari X”.

E kritikuar shpesh për rezultate të papërfillshme në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes statistikave prokuroria e Krimeve të Rënda është mbrojtur në vite veçanërisht me hetimin e dy fenomeneve, kultivimit të kanabisit dhe gjobvënieve. Dhe derisa të zëvendësohet me SPAK, do të duhet të shohim nëse struktura e re e sapongritur ajo e Forcës së Ligjit do ta thyejë apo jo këtë paragjykim, ashtu siç do duhet të shohim nëse do ta përballojnë apo jo prokurorët, risinë e re të ligjit, që ju jep secilit prej tyre fuqi të njëjtë. TCH

ma.me

 

Next Post
FOTO/ ‘Avokatja joshëse’ shqiptare, tërbon fansat në rrjetet sociale

FOTO/ ‘Avokatja joshëse’ shqiptare, tërbon fansat në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In