• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i KQZ, Biba: Problemi me zgjedhjet tona janë njerëzit, s’ka kohë për votim elektronik

by Java News
07/11/2016 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i ri i KQZ-së, Denar Biba, thotë se problemi i kryesor i zgjedhjeve në Shqipëri, është faktori njerëzor.

“Jo vetëm unë, por çdo qytetar shqiptar mendoj se e ka kuptuar që faktori njerëzor është problemi kryesor i menaxhimit të zgjedhjeve në vend, dhe jo mungesa e teknologjisë. Thelbësisht të politizuar dhe pa asnjë përgjegjshmëri qytetare, kryekëput të bindur ndaj forcave politike apo më saktë kandidatëve përkatës që i kanë zgjedhur, këta dritëshkurtër e kanë mbushur kupën. Mua nuk më mbetet veçse të përsëris vetveten, pasi prej kohësh kam kërkuar zëvendësimin e anëtarëve militantë të KZAZ dhe KQV me qytetarë të depolitizuar, siç e ka edhe bota e qytetëruar”, thotë ai për Shekullin.

Biba thotë se nuk ka kohë për votim elektronik.

“Teknologjia tek ne u pa si shpëtimtare, në mungesë të besimit reciprok më palëve pjesëmarrëse në zgjedhje, por nuk ka asnjë provë sot në botën e qytetëruar se besimi vjen nga teknologjia. Akoma më tej, zbatimi i proceseve si ato që ju përmendni në të gjithë vendin, kanë një kosto shumë të lartë dhe, mbi të gjitha, kërkojnë një familjaritet shumë më të madh nga ky që ka sot votuesi i zakonshëm shqiptar me teknologjinë. Këto nga ana tjetër kërkojnë kohë, kohë që, të paktën për zgjedhjet e 2017 nuk e kemi më”, vijon më tej Biba.

Sa i takon shpejtësisë së nxjerrjes së rezultatit, kreu i KQZ propozon kthimin në një model administrimi të disa viteve më parë, ku votat numërohen në Qendrat e Votimit, model i adoptuar së fundmi edhe në Kosovë:

“Për shkak të gjeografisë sonë dhe rrugëve jo kudo të asfaltuara, vetëm transporti nga QV në ZAZ kërkon orë të tëra. Ndërkohë është bërë natë dhe njerëzit janë të lodhur pasi kanë qenë gjithë ditën në veprim. Numërimi nis, për t’u ndërprerë pas pak. E kështu për çdo zgjedhje. Shembulli i Kosovës, ku votat numërohen direkt në QV tërheq vëmendjen në mënyrë shumë pozitive. Zgjidhjet pra janë aty. Por duhet besim për t’i zbatuar”./.a.k

Next Post
ISIS ka përdorur auto-ambulanca për sulmet kamikaze

ISIS ka përdorur auto-ambulanca për sulmet kamikaze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com