Kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu, i shoqëruar nga kreu i Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Dodaj, takoi sot Papa Fraçeskun. Ky ishte takimi i parë i Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë me Atin e Shenjtë
Papa Françesku dhe kreu i KMSH-së
Kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu, i shoqëruar nga kreu i Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Dodaj, takoi sot Papa Fraçeskun. Ky ishte takimi i parë i Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë me Atin e Shenjtë.
Kreu i KMSH-së, i dhuroi Papa Françeskut një punim me minaren e xhamisë së Et’hem Beut dhe kambanorja e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, që simbolizon bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në Shqipëri.
Më pas, kreu i myslimanëve të Shqipërisë u takua me Sekretarin vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher dhe me Kryetarin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinalin Miguel Ángel Ayuso Guixot.
Shqiptarja.com











