• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi: Kryeprokurori i ri e SPAK zgjidhen brenda 2 muajsh!

by Java News
20/12/2018 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të parën intervistë për emisionin “45 minuta” në Report Tv, pas zgjedhjes në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahmi u shpreh se brenda dy muajve KLP duhet të zgjedhë kryeprokurorin e ri me mandat të plotë si dhe të miratojë ngritjen e SPAK-ut. Ai tha KLP do i zhvillojë mbledhjet në dy godina, atë të Prokurorisë së Përgjithshme në një sallë të përshtatur aty si dhe në sallën e ish-KLD, ku aktualisht mblidhet KLGJ-ja. KLP, tha Ibrahimi, do caktojë me pikëzim çdo kandidaturë për kryeprokuror që përmbush kriteret ligjore.
Afati ka filluar dje (19 dhjetor), dhe brenda dy muajve duhet ngritur SPAK. Mbledhjet dhe puna do vijojnë. Mbledhjet do vijojnë në Prokurorinë e Përgjithshme, por edhe te salla e ish-KLD, ku sot është KLGJ dhe do t’i ndajmë mbledhjet me KLGJ. Edhe për Prokurorin e Përgjithshëm afati është njësoj si për SPAK, pra për dy muaj. Kriteret janë ato që përcakton ligji. Koha e shërbimit nëse është kriter, ne do t’i vendosim pikë. 5 vjet, kaq pikë, 10 vjet kaq, e me radhë. Nëse ka qenë drejtues prokurorie, drejtues sektori, ne do themi sa pikë do kenë. Pikëzimi është i yni dhe do jetë i arsyeshëm. Gjithçka do jetë në një tabelë kaq pikë për këtë e atë, dhe në fund do kemi përllogaritjen matematikore.

Gent Ibrahimi, kryetar i KLP
Gent Ibrahimi ka qenë ndër ekspertët e hartimit të Reformës në Drejtësi.

Intervista në 45 minuta

Ku u zhvillua mbledhja e parë e KLP?
Është një sallë e famshme, ajo ku zhvilloheshin bmledhjet e KLD. Jemi mbrapa me logjistikën. Janë identifikuar disa godina. Qeveria kishte qenë e detyruar të punonte vetë për ambientin e përshtatshëm për KLP, por ata nuk guxuan ta bëjnë zgjedhjen pa ne. Megjithëse duhej bërë një zgjedhje dinjitoze që përkonte edhe me statusin e organit të ri. Kjo do të përkthehet në një zvarritje disajavore ndoshta edhe mujore.

E pengon aktivitetin e KLP mungesa e një salle mbledhjes? Sepse duhet të ngrihet SPAK-u…
Afati ka filluar dje (19 dhjetor), dhe brenda dy muajve duhet ngritur SPAK. Mbledhjet dhe puna do vijojnë. Mbledhjet do vijojnë në Prokurorinë e Përgjithshme, por edhe te salla e ish-KLD, ku sot është KLGJ dhe do t’i ndajmë mbledhjet me KLGJ.

Mbledhjet e KLP do jenë të hapura për mediat?
Patjetër. Por kjo realizohet në disa mënyra që registrimi audio dhe video të vendoset në faqen e internetit të KLP. Duhet edhe një lloj hapësire në këshill që të punojë i qetë, pa praninë e kamerave. Por kjo për momentin është e pamundur sepse nuk e kemi një faqe interneti.

Cilat janë kompetencat e kryetarit të KLP-së?
Në rastet kur votat janë të ndara 4 me 4 ose 5 me 5, vota e kryetarit bën diferencën. Kryetari voton i fundit, por çfarë vlere ka kjo. Kjo bëhet për të evituar përçarjen mes anëtarëve. Nëse kuptohet se shumica shkon në një anë, kryetari shton peshën e tij psh. Më shumë se një mekanizëm çbllokues, vota e kryetarit do jetë një mjet për të shuar ato konfliktet e vogla. Të gjitha mendimet, përkatësitë duhet të shfaqen dhe ballafaqohen. Nëse është e mundur që kryetari me votën e tij e zbut këtë ndarje, kjo është ajo që i është mundësuar me votimin si i fundit.

Opozita thotë se jeni investim politik i Ramës për të kontrolluar sistemin e drejtësisë…
Keqardhje në rastin më të madh sepse është në vazhdën e atyre qëndrimeve përgjatë gjithë përiudhës së reformës. Jam etiketuar si njeriu që i përkas familjes së një eksponeti të PS. Jam përpjekur ta zhbëj këtë në çdo studio. Me gjithë respektin për opozitën, nuk kam ndërmend ta bëj këtë lojë, sepse ata nuk i kanë ndërmend ato që thonë. Ata mua më njohin personalisht. Nuk e di kush e ka lexuar këtë deklaratë…

Por nuk përmendin më që keni punuar pranë Soros-it…
Në tre vite, kam punuar për fondacionin Soros. Mendoj se duhet t’i jemi mirënjohës sepse ka hedhur 1 miliard dollarë në art, shkencë, sistemi ynë politik dhe juridik. Është një kontribut i madh politik dhe moral për të ngjallur në Shqipëri instiktet e demokracisë, ekonomisë së tregut që na mungonin fare. Soros është një filantrop bujar që e ka ndihmuar Shqipërinë.

Soros ka ndikuar te kjo reformë?
Soros ka punuar për ato dy vite pagën time që kam punuar nga mëngjesi deri në darkë. Dhe kaq. Sesi mund të ndikohet në këtë mënyrë, nuk e di. Në atë grup ekspertësh vetëm unë kam qenë i deleguar i ministrit të Drjetisë, si këshilltar. Nëse nuk do isha këshilltar i z.Naço, s’do isha në atë grup. Me z.Naço kam punuar disa muaj.

Kur do ngrihet SPAK dhe cili është roli i KLP në ngritjen e kësaj strukture?
Ky është produkti më i rëndësishëm i punës së KLP. Do jemi ne 11 që do vendosim se cilët do jenë prokurorët këta zotërinj apo zonja, me një mandat 9-vjeçar, me garanci maksimale për sigurinë e punës së tyre, do punojnë në SPAK. Edhe ne vetë nuk mund t’i shkarkojmë ata. Duhen 2/3 për të shkarkuar një prokuror të SPAK. Për t’i votuar duhen shumicë e thjeshtë. Ata do rrijnë shumë gjatë në atë detyrë. Paga e tyre do të jetë një plus mbi pagat e shtuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërsa prokurorët e SPAK do kenë një shetësë mbi 20% të pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kur do zgjidhet Kryeprokuroi i Përgjithshëm?
Afati është njësoj si SPAK, pra brenda dy muajve.

Sa i takon kritereve për kryeprokuror, cilat janë?
Ato që përcakton ligji. Koha e shërbimit nëse është kriter, ne do t’i vendosim pikë. 5 vjet, kaq pikë, 10 vjet kaq, e me radhë. Nëse ka qenë drejtues prokurorie, drejtues sektori, ne do themi sa pikë do kenë. Pikëzimi është i yni dhe do jetë i arsyeshëm. Gjithçka do jetë në një tabelë kaq pikë për këtë e atë, dhe në fund do kemi përllogaritjen matematikore.

Next Post
FOTOT/ Opozita kthehet gjithë buzëqeshje në Parlament

Grupi i PS: Kallëzim penal për deputetin 'atentator' të PD, Endri Hasa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirime dhe emërime të reja ambasadorësh të Shqipërisë

Lirime dhe emërime të reja ambasadorësh të Shqipërisë

June 1, 2026
Grupi BALFIN feston 1 Qershorin me fëmijët dhe familjet e punonjësve

Grupi BALFIN feston 1 Qershorin me fëmijët dhe familjet e punonjësve

June 1, 2026
Rama replikon me Tsipras për Zvërnecin: Partia jote e re e ktheu një incident të izoluar në një çështje politike e ndëretnike

Rama replikon me Tsipras për Zvërnecin: Partia jote e re e ktheu një incident të izoluar në një çështje politike e ndëretnike

June 1, 2026
Prezantohet asistenti virtual për fermerët, Rama: Do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale

Prezantohet asistenti virtual për fermerët, Rama: Do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale

June 1, 2026
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare

June 1, 2026
Protesta në Zvërnec, Policia iu heq licencat dy kompanive private të sigurisë: Vijojmë hetimet penale & administrative

Protesta në Zvërnec, Hita: Policia nuk merret me heqje gardhi, s’është kompetenca e jona

June 1, 2026
Rama replikon me Lubonjën: Jeton me makthin e mafies qëkur u nda prej meje! O Fatos, na duhet…

Rama replikon me Lubonjën: Jeton me makthin e mafies qëkur u nda prej meje! O Fatos, na duhet…

June 1, 2026
Meta reagon për vdekjen e të atit: Lajm i trishtë për familjen tonë. Ceremonia mortore, në vendlindjen e tij

Meta reagon për vdekjen e të atit: Lajm i trishtë për familjen tonë. Ceremonia mortore, në vendlindjen e tij

June 1, 2026
“Ajo trupë na turpëron të gjithëve”, Hita i ashpër me Policinë e Vlorës për Zvërnecin: U shfaq e fjetur…

“Ajo trupë na turpëron të gjithëve”, Hita i ashpër me Policinë e Vlorës për Zvërnecin: U shfaq e fjetur…

June 1, 2026
Më shumë teknologji, më pak gabime! FIFA miraton disa ndryshime për Botërorin 2026

Më shumë teknologji, më pak gabime! FIFA miraton disa ndryshime për Botërorin 2026

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In