• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi: Fara e drejtësisë së re ka zënë rrënjë, frytet po vijnë!

by
10/05/2021 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi deklaroi se në Shqipëri po vijon reforma në drejtësi, e cila ende nuk ka dhënë frytet e saj.

Gjatë një aktiviteti në Tiranë për Ditën e Drejtësisë, Ibrahimi i thotë se më e rëndësishmja është pjesa finale, ku frytet e Reformës do të jepen pikërisht tek puna e Gjykatave e Prokrurove.

Ibrahimi siguron se fara e drejtësisë së re ka zënë rrënjë dhe frytet po vijnë, teksa institucionet e reja shqiptare kanë për detyrë që të bëjnë që ato mos vonojnë.

“Siç e dini  ndonëse zyrtarisht jetojmë nën Kushtetutën e 98, ne kemi një Kushtetutë të re, të 2016. Nuk them ndonjë gjë të re nëse them se Kushtetua e 2016 e rithemeloi drejtësinë mbi baza krejt të rej.a Që na ajo datë kemi abdikim të plotë  të institucioneve përfaqësuese e politike, si qeveria, Presidenca, nga çështjet me drejtësinë.

Në një përpjekje të forcuar për të përcaktuar modelin shqiptarë të drejtësisë, do të thoja se sot drejtësia bashkëqeveriset nga magjistratët dhe përfaqësuesit e lartë të Kuvendit, për depolitizim dhe pavarësi të sistemit, pa cënuar atë që quhet ana tjetër e medaljes, llogaridhënien e atyre që qeverisin drejtësinë.

Nga ana tjetër, reforma u plotësua me racionalizimin e punëve të Gjykatave e Prokurorive. Harta e re e institucioneve qeverisëse që përshin KLGJ, KLP, PP  dhe ILD e mishëron më së miri konceptin e huximshëm, sipas të cilit kufizimi i institucioneve duhet të shkojë krah për krah me mekanizmat e llogaridhënies.

Në të vërtetë, institucionet përfaqësuese në interes të opinionit kanë disa kompetenca, ndonëse e kanë të vogla, kanë rol të madh. Përgjegjësi të madhe, si buxhetet, emërimet e Këshillave, ILD dhe PP.

Natyrisht që rikonceptimi i modelit të qeverisjes së drejtësisë, është parakusht esencial për të patur në llogari të fundit një drejtësi më të mirë, të drejtë e të shopejtë.

Pavarësisht reformës së thellë, operatorët, ata që e ushtrojnë pushteti gjyqësor , kanë, qenë e janë Gjykatat e Prokurorët. Reforma s’mund të pritet tjeteër tek cilësia, shpejtësia dhe integriteti  Gjykatave e Prokurorive në të gjitha nivelet.

A mund të themi që i kemi parë? Për fat të keq ende jo. Me sa duket efektet beninje, nga racionalizimi i punës së Gjykatës e Prokurirve, administratës, janë neutralizuar në një farë mase nga kirurgjia e thellë e Vettingut. Efektet anësore të Vettingut janë të konsiderueshme. Rënia dramatike e magjistratëve shkon në drejtim të kundërt me qëllimin e Reformës.

Por, nga ana tjetër ç’kuptim do të kishte Reforma nëse qelizat kancerogjene do të vijonin të gjallonin në sistem. A nuk do të ishte e kot sakrifica, i përkohshëm suksesi? Unë mendoj se pavarësisht vështirësive të përkohshme, s’duhet të humbasim nga sytë objektivin. Kemi krijuar kushtet për mirëfunksionim. Kemi sigurinë se 2021 shënon pikën më të ulët të kurbën së vështirësive për zbatimin e Reformës. Nga vitit që vjen sistemi do të furnizohet me gjak të ri. Do të ketë magjistratë të rinj, të mbrojtur. Të përgatitur profesionalisht e moralisht për premtimin e Reformës në Drejtësi.

Nga vitit që vjen, magjistratët në detyrë do të kenë kalluar Vettingun. Do të jenë të vetëdijshëm që statusi i tyre i përmirësuar nuk është privilegj, por mjet për të zbatuar premtimet e Reformës.

Dua ta mbyll me një huazim, dallimi midis optimizmit të kujdesshëm dhe tani, janë 2 vite punë e sakrifica. Nuk është dallim i vogël. Dua të përsëris besimin se fara e drejtësisë së re ka zënë rrënjë, frytet po vijnë. Detyra jonë që të bëjmë që mos vonojnë. Ju faleminderit”, tha Ibrahimi./ b.h

Next Post
“E ardhmja e tyre është në BE”/ Borrel: Duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut!

"E ardhmja e tyre është në BE"/ Borrel: Duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale

September 20, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

September 20, 2026
“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

September 20, 2026
Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

September 20, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Armiqtë imagjinarë dhe shënjestra e prishur e opozitës

September 20, 2026
Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

September 20, 2026
Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 21 Shtator 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com