• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kreu i Kartelit, kumbara…!”/ Gabimi i madh që bëri, Hoxha zbulon kush e vrau Ergys Dashin në Ekuador

by Java News
21/09/2022 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ergys Dashi, ishte një emër jo shumë i lakuar në ambientet e kronikës së zezë në Shqipëri. Të paktën, kështu dukej, deri më 23 janar 2022, mbrëmjen, ku 20 plumba të derdhur ndaj tij në një lokal në Ekuador, do të zbulonin edhe CV-në e tij të pasur në botën e narkotrafikut.

Kur kanë kaluar rreth 8 muaj që nga vrasja e tij, gazetari investigativ, Artan Hoxha njoftoi në ABC, se ishte pikërisht në lokalin ku Ergys Dashi u eliminua nga një vrasës me pagesë teksa konsumonte ushqimin nën shoqërinë e një miku të tij. Hoxha ka mundur të kontaktojë me menaxherin e restorantit i cili ka shpjeguar se si autori i maskuar dhe me një buqetë me lule në dorë iu afrua Dashit edhe e ekzekutoi në vend.

Hoxha shprehet se në Guayaquil, vrasësit i gjen me shumicë në rrethinat e qytetit ku jetohet në varfëri ekstreme, për pagesa qesharake, nga 100 deri 500 dollarë.

Kur kanë kaluar 8 muaj nga ky atentat, autoritetet vendase jo vetëm nuk kanë gjetur vrasësit, por duket se as qe kanë ndërmend të merren, me atë që ka ndodhur.

Për ta, shqiptarët, vijnë nga një vend ekzotik krejt i panjohur dhe i cilësojnë përgjegjës për fatin e tyre, pasi janë përfshirë në nivele të lartë, në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Ndërsa organizatat kriminale ekuadoriane, kryejnë aq shpesh atentate, sa e kanë kthyer Guayaquilin, në njërin nga qytetet më të rrezikshme të botës.

Sipas Hoxhës, kreu i kartelit me të cilin punonte Ergys Dashi, u vra vetëm pak kohë para ekzekutimit të shqiptarit. Hoxha u shpreh se Dashi kishte lidhje të ngushta me kreun e kartelit madje ishte kumbari i fëmijës së tij. Por pas vrasjes së bashkëpunëtorit, Ergys Dashi zgjodhi të mos largohej nga Ekuadori. Sipas Hoxhës kjo u mor si një sfidë e hapur nga kundërshtarët dhe kryen eliminim e tij fizik.

“Ekzekutimi i Ergys Dashit ndodhi pasi ai pati një ngatërrim me kartelet atje. Një nga drejtuesit që ai punonte, dhe që ishte kumbari i fëmijës së tij u ekzekutua më parë. Ergys Dashi nuk ishte larguar nga Ekuadori. Dihej lidhja dhe njohja që ai kishte me atë person që u vra. Ishte marrë si një sfidë dhe qëndrimi aty. Kundërshtarët organizuan vrasjen e tij.” tha Artan Hoxha.

Një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha ishte fakti se gjithçka në Ekuador organizohej nga bosët shqiptarë që ndodhi  në Dubai.

“Shuarje e konflikteve mes shqiptarëve varet nga ekuilibrat që vendosen në Dubai, nga të paprekshmit që ndodhen atje.  Në Ekuador pashë përmasat se ekonomisë që kanë këto grupe. E kanë buxhetin shumë më të madh se ministria e Brendshme. Shanse nuk ke me ta. Nuk e fiton dot luftën me to.” tha Hoxha./m.j

Next Post
Afera/ Privatizimi i ish-kompleksit ‘Partizani’, ish-Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa u pyet sot në SPAK

Afera/ Privatizimi i ish-kompleksit 'Partizani', ish-Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa u pyet sot në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In