Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka qenë këtë mesditë i pranishëm në Berat, ku ka shpërndarë për qytetarët atje disa legalizime.
Teksa po kryente shpërndarjen, Lame është ndalur dhe te situata në lagjen 5 maji në kryeqytet dhe në Unazën e Re. Kreu i Kadastrës tha se qytetarët atje, kërkojnë të paguhen edhe për tokën, por ndërkohë që toka nuk është e tyre.
Ai tha se ky debat nuk ia vlen të diskutohet sepse shteti ka detyrimin për të rimbursuar shtëpinë e bërë prej tyre dhe jo tokën, që nuk i përket.
“Po ndjekim atë që po ndodh në zonën e 5 majit dhe me Unazën e re. Ju do të jeni të gjithë në tokën tuaj. Është për tu respektuar që ka ndërtuar pa leje, po në pronën e vet, të paktën si ka rënë në qafë askujt. Sidoqoftë nga mënyra si po kërkohet në 5 maj, po flitet për një zonë që është ndërtuar pa leje, në tokë me pronar dhe në tokë shtet. Tani po kërkohet legalizim i shtëpive, por po kërkojnë dhe para tokash, që nuk janë prej tyre. Kam pritur disa prej tyre që kanë marrë legalizimin dhe tani në procesin e shpronësimin do të marrin paratë e shtëpisë, ata kërkojnë paratë e tokës që nuk është e tyre.